Grabitjet/Deklarata e fortë, ish-deputeti i PD Dogjani dhe Breçani: Populli duhet të armatoset
Asllan Dogjani deklaroi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv të drejtuar nga Denis Minga, se populli duhet që të armatoset për të përballuar situatën, që sipas tij ka dalë jashtë kontrollit.
Nisur nga grabitjet e fundit, rreth 500 në dy muajt e fundit në të gjithë vendin, ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani deklaroi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv të drejtuar nga Denis Minga, se populli duhet që të armatoset për të përballuar situatën, që sipas tij ka dalë jashtë kontrollit. Dogjani thotë se derisa shteti nuk të mbron dot, qytetari duhet të mbrohet vetë duke u armatosur.
“Kush ka mundësi e blen një armë, që shkon 1 mijë deri në 2 mijë euro, por shumica nuk kanë mundësi. Ligji ka kaluar. Për mendimin tim duke parë pafuqinë e shtetit, që sot krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe je i pasigurt, situata është kaq e rëndë dhe policia nuk është në gjendje, për mendimin tim duhet ta mbajnë qytetarët një armë në shtëpi, që të mbrohen. Por kjo prapë nuk e zgjidh, nuk parandalon kriminalitetin në rrugë, apo vjedhjen e bankave”.
Asllan Dogjani, ish-deputet i PD
Edhe Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës është i të njëjtit mendim, që populli duhet që të armatoset. “Për mendimin tim, populli duhet të armatoset. Ligjin e kam pasur parë edhe para se të kalonte, nuk ka kaluar sikur ka qenë. Ka të drejtë që të marrë armë cdo person, por ka disa kushte; merret informacion nga policia, që i plotëson kushtet, nëse ka pasur probleme, kurrë nuk merr armë kontingjenti i krimit. Por është hequr një pjesë e ligjit, që cdo punonjës i policisë edhe kur del në pension duhet të mbajë armën”.
Erzen Breçani, ish-zv/drejtor i Policisë së Tiranës
Ndërsa ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit'hat Havari nuk e shikon si zgjidhje armatosjen.
“Nuk mendoj që populli është i përgatitur që të mbajë armë në shtëpi. Nuk është Shqipëria në ato kondita, ata që kanë mundësi, ndoshta këta biznesmenët. Unë mendoj që nuk është i përgatitur populli”.
Mit'hat Havari, ish-drejtues në Policinë e Shtetit
Kujtojmë që dy vite më parë e njëjta thirrje për armatosjen e popullit u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Kuvendit. Asokohe Berisha duke akuzuar qeverinë Rama si “organizatë kriminale” u shpreh se “Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen”. Thirrja e ish-kryeministrit Berisha ngjalli debat të fortë dhe reagime brenda dhe jashtë vendit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
21 Janar, 21:20
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Itali/ Po festonte Vitin e Ri me familjen, shqiptari arrestohet në hotel! I dënuar me 7,5 vite burg për grabitje, i gjendet drogë në dhomën e gjumit
3 Janar, 14:02
-
Greqi/ Dy shqiptarë arratisen nga burgu i Kassavetias, ishin dënuar me 20 vite për vrasje dhe grabitje (EMRAT+FOTOT)
3 Janar, 12:05
-
Shkodër/ Grabiti me armë dy vëllezër dhe më pas i shantazhoi që t’i jepnin 20 mijë lekë, arrestohet 32-vjeçari! Momenti i prangosjes (VIDEO+EMRI)
3 Janar, 10:24
-
Itali/ Grabitja 300 mijë euro e argjendarisë në mes të Firences nga banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, arrestohet kreu i grupit! Në kërkim 3 të tjerët
29 Dhjetor 2024, 15:39
-
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
27 Dhjetor 2024, 16:15
-
Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 16:34
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor 2024, 16:49
Na i kurseni kete Erzen Brecanin po deshet pa e nxjerre ne televizion. Pa pike inteligjence.
PërgjigjuBoft hajer liri berisha qe e ka nip po ku breqani do ish me lope per mendjen qe ka.
PërgjigjuDoni ju përsëri ta ktheni vitin ’97 apo jo ?
PërgjigjuKeta lakrat e Pd-se shume shpejt e harruan 97-ten...
PërgjigjuMENDOJ QE NUK ESHTE ZGJIDHJE E DREJTE TE ARMATOSET POPULLI SE DO KETE SHUME PASOJA NEGATIVE ARMA DO PRDORET EDHE PER VEPRA KRIMINALE DO ISHTE ME MIRE QE POLICIJA NE CDO PERPLASJE ME HAJDUTET DUHET TI QELLOJE PA LAJMERIM KU TE SAKSIONOHET ME LIGJ DHE HAJDUTET E MESOJNE LIGJIN SHUME ME MIRE SE CDO NJERI KESHTU QE DO HEQIN DORE NGA VJEDHJET
PërgjigjuAjo dora qe i zgjedh keta qenka aq cinike me shqqiptaret , sa me keq se kaq nuknka ku gjen ! Pu..pu..pu. ne cfare duarsh ka rene vendi ?
Përgjigjupo ku i gjejne keto kokrra me kete IQ fenomenale mor aman ...
PërgjigjuTurp e faqja e zeze kur ne diskutime therritet Mithat Havari, nuk ka me turp, Mithat Havari pa asnje shkolle punonte si mekanik ne uzinen e celikut, nje hajdut ordiner, referohem kujtimeve te Perparim Balles, i arrestuar per shkaterrimin e prones publike, i denuar , i referohem Mete Shytit qe zoti Havari i njeh mire. Ky cub papritmas na u be drejtor policie pa asnje shkolle pa asnje arsimim, nje pyetje: a duhet therritur ky ordiner ne tryezen e rrumbullaket pe te dhene mendime, ju faleminderit