GRAMSH - Një automjet tip fuoristradë ka mbetur i bllokuar në lumin e Kukur të fshatit Gramsh.

Mjeti me targë AA649AK ka mbetur i bllokuar për shkak të prurjeve të shumta në këtë lumë. Intensiteti i reshjeve së fundit ka bërë që prurjet e lumit Kukur të rriten ndjeshëm.

Mësohet se në fouristradën e cila ka tentuar të kalojë përmes lumit ndodheshin dy persona, në ndihmë të të cilëve kanë ardhur edhe banorët e fshatit të kësaj zone. Pavarësisht vështirësive drejtuesi i makinës, pasagjeri dhe disa banorë po punojnë për nxjerrjen e makinës nga vendi ku është bllokuarën lumin Kukur.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)