GRAMSH-Policia ka arrestuar një prej të rinjve që u përfshinë në një sherr me armë në lagjen “Sporti”.
 
I arrestuari është Armando Vërça 31 vjeç. Sipas policisë në lagjen “Sporti” Armando Vërça pas një sherri për parkimin në bashkëpunim me R.D. 19 vjeç, A.Ç. 38 vjeç, dhe A.V. 31 vjeç kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit A.H. S.H. dhe XH.H. 43, 38 dhe 26 vjeç, të tre banues në Gramsh.
 
Dy personat, R.D. 19 vjeç dhe A.Ç. 38 vjeç dyshohen gjithashtu të kenë kanosur 3 shtetasit e lartpërmendur me armë zjarri pistoletë.
 
Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë për një parkim të mjetit që kanë bërë katër të dyshuarit para lokalit të tre shtetasve.
 
Policia deklaron se po punon për kapjen e tre bashkëpunëtorëve të përfshirë në këtë ngjarje.
 
Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja", “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 84, 89 dhe 25 të Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com