Java e pestë e Bundesligës gjermane të futbollit ka zhvilluar pesë duele këtë të shtunë. Ndërkohë që gjithë vëmendja është në Bavari, aty ku në 18:30 merr jetë Bayern Munich - Bayer Leverkusen. Te miqtë kampionë në fuqi nga minuta e parë Granit Xhaka.
Gjithçka nisi në orën 15:30 ku Gladbach u imponua në shtëpi dhe fitoi 1-0 kundër Union Berlin me golin e Cvancara në minutën e gjashtë shtesë. Tri pikë edhe për St. Paulin që mposhti 0-3 në udhëtim Freiburgun.
Mainz humbi në shtëpi 0-2 nga Heidenheim, ndërsa RB Leipzig nuk fali duke mundur 4-0 Augsburgun me golat e Sesko (2x), Openda dhe Simons. Uolfsburgu nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Stuttgart, në një ndeshje të luftuar.
Bundesliga, raundi 5:
E shtunë, 28 shtator 2024
B. MGladbach 1-0 Union Berlin
Freiburg 0-3 St. Pauli
Mainz 0-2 Heidenheim
RB Leipzig 4-0 Augsburg
Uolfsburg 2-2 Stuttgart
18:30 Bayern Munich - Bayer Leverkusen
Renditja: