Nën moderimin e gazetarit Carlo Bollino, në një ceremoni të posaçme në Pallatin e Kulturës, u prezantuan dy botimet në prani edhe të ambasadorit Italian në vendin tonë, Massimo Gaiani.
VIGJILENCE NDAJ KRIMIT, KUJDES NGA NDERMARRJET "MAFIOZE"
Mes rrëfimit të gjatë për historinë e suksesit ndaj mafias italiane dhe preceseve të gjata kundër grupeve kriminale, Grasso erdhi dhe me një apel për Shqipërinë. Ai tha se edhe vendi ynë duhet të jetë vigjilent ndaj krimit dhe ndaj korrupsionit. Ajo çka Grasso i mëshoi fort, ishte reagim social, indinjata e shoqërisë e cila i thotë JO mafies. "Jo vetëm shtypje e mafies nga prokurorët dhe gjyqtarët, -thotë Grasso, por edhe nga forca reaguese e qytetarëve. Shqipëria, sipas Grassos, duhet të ketë kujdes gjithashtu nga disa ndërmarrje, të cilat edhe pse nuk janë të mafies, nga mënyra se si ato drejtohen, që nuk paguajnë punonjësit e që krijojnë monopol në tregun e lirë.
"INDINJATE SOCIALE PER T'I THENE JO MAFIES"
Pyetjes së gazetarit Bollino se si mund të luftohet mafia jo vetëm duke u shtypur, por edhe me bashkëpunimin e shoqërisë, Grasso ju përgjigj: Nga antimafia e shpresës. Një koncept që sipas tij, mbështetet mbi të rinjtë që do jenë drejtuesit e rinj, që të mos humbasin kulturën e ligjshmërisë.
"MAFIA MULTITRAFIK NE SHQIPERI, DROGE DHE MBETJE PERMES EMIGRANTEVE"
Grasso tha se edhe në Shqipëria narkomafia ka trafikuar drogë përmes emigrantëve. Madje, jo vetëm kaq. Sipas tij, ka ekzistuar një “multitrafik”, ku trafikoheshin jo vetëm emigrantë me drogë, por në të njëjtën kohë Shqipëria ka shërbyer edhe si destinacion për trafikun e mbetjeve. “Mafia gjithmonë përpiqet të nxjerrë fitim me sa më pak dëme të jetë e mundur. Të gjitha mafiet ju drejtohen të gjitha aktiviteteve, jo vetëm të mbetjeve por edhe të emigrantëve, kjo është arsyeja pse flisja për multitrafik, pasi trafikoheshin emigrantë me drogë, por në të njëjtën kohë kishin edhe mbetje”, u shpreh ish-prokurori.
"DISA ZONA MES SHQIPERISE E KOSOVES, "DEPOZITA" TE LENDEVE NARKOTIKE"
Grasso tha se është menduar se mes Shqipërisë dhe Kosovës, në disa zona depozitoheheshin sasi të mëdha të lëndëve narkotike, ku nga këto pika supozohej se mund të furnizoheshin vende të ndryshme të Europës, pavarësisht se hetimi nuk u thellua. “Mbi të gjitha dua të them se trafiku i lëndëve narkotike është problemi kryesor, madje është menduar se mes Shqiopërisë dhe Kosovës, në disa zona depozitoheshin sasi të mëdha të lëndëve narkotike pasi supozohej se nga këto pika mund të furnizohej shpejt vende të ndryshme të Evropës. Madje rruga afrikane që u tregua si rrugë e drogës, kjo po zëvendësohej nga Shqipëria. Pra kishte dyshime për këto pika të grumbullimit. Në këtë profil të gjitha proceset ndaj shqiptarëve që janë zhvilluar në Itali kanë lënë gjurmë në luftën ndaj trafikut të narkotikëve. Gjithashtu mafia shqiptare ka pasur raste të reagimit të dhunshëm”, u shpreh kreu i senatit Italian.
(Në foto, kreu i Senatit italian, Pietro Grasso dhe gazetari Carlo Bollino)
"PROCESI MONSTER QE NXORRI FYTYREN E VERTETE TE MAFIES ITALAINE"
Ish-prokurori Grasso tha se libri lindi nga një këmbëngulje nga ana e gazetarit Alberto la Volpe, i cili më pas u bë politikan dhe për pak kohë zëvendsministër i Brendshëm. “Unë isha prokuror dhe La Vople më takonte shpesh, ka shumë autobiografi në këtë libër, ka një pjesë të jetës sime dhe të familjes sime, duke filluar nga koha kur jeta ime ndryshoi kur një ditë një kryetar gjykate më thirri dhe vendosi t’më jepte detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Unë isha gjyqtar në atë kohë, ende vazhdojnë të më thërrasin gjyqtar, edhe pse jam kryetar i senatit. Jeta ime ka ndryshuar thellësisht”, rrëfeu Grasso. Ai solli në vëmendje atë që e cilësoi si “procesin përbindësh” që zbuloi fytyrën e vërtetë të mafies.
“10 vjet krime të kryera nga mafia, trafik, vrasje, një proces përbindësh, i cili më angazhoi përreth 3 vjetësh, 1 proces në tre vjet, ishte procesi i shekullit, sepse arriti ta shikonte mafien në fytyrë. Vetëm kur filluan të vinin të penduarit e parë, bashkëpunëtorët e parë të drejtësisë, dhe ishte meritë e Giovani Falkones që hapi këtë kasafortë nga e cila dolën të gjitha sekretet e mafies, nëopërmjet të penduarit të parë të Cosanostrës”, tha Grasso.
Por sipas ish-prokurorit, shoqëria nuk mund të rri indiferente ndaj krimeve të mafias. Duke iu referuar konkretisht vrasjes së bujshme të gjyqtarëve Gioavni Falkone dhe Paolo Borsellinos, Grasso tha se është forca reaguese e shoqërisë ajo që duhet vazhdimisht të nxitet për t’i thënë jo mafies.
“Vrasja e Falkones, Borsellinos, apo autobomba e vendosur përpara shtëpisë së mamasë së Borsellinos nga e cila pjesë trupash njerëzorë arritën deri në katet më të larta të ndërtesës..S’mund të rrimë indiferentë ndaj këtyre fenomeneve kriminale, duhet të gjejmë forcën reaguse që ka provuar edhe shoqëria e Sicilisë Palermos ta shfaqë. Ballkonet me çarçafë ku shkruhej “Jo Mafies”, ishte një përgjigje e qartë reagimi ndaj këtyre krimeve. Duhet të zgjojmë ndërgjegjet e të gjithë atyre që duhet të bashkëpunojnë që ky fenomen të mos përhapet gjithmonë e më tepër”, u shpreh presidenti i Senatit Italian.
Libri “Leksione mbi mafien”, është vendosur duke iu referuar emisionit të gazetarit La Volpe në fund të Majit 1992-‘93, i projektuar për të nisur me rrëfimin e Falkones, por që fatkeqësisht nuk mundi të realizohej, pasi Falkone u vra nga mafia. “La Volpe e bëri emisionin me një karrige bosh, atë të Falcones, por unë me gjyqtarë të tjerë shkuam. La Volpe dhe Rai e morën dhe njëhërë në dorë atë projekt dhe sollëm leksionet e përditësuara, duke futur disa pjesë: marrëdhëniet me mafien që më parë s’ishin vënë në dukje, marrëdheniet e kishës me mafiet, gratë e mafies, një sërë argumentesh që më pas u rimorën në librin e fundit “Dëgjim të Lirë”. Këto janë bërë para kalimit tim në politikë, ku nuk pretendoj të jem ekspert, por unë ruaj ato që ishin idealet e mia. Unë sot vazhdoj të realizoj këto ideale nga një tjetër këndvështrim, përmes politikës, pa humbur asnjëherë objektivin”.
Më këto dy botime, Presidenti Grasso ka për synim t’i drejtohet të rinjve, “pasi janë të rinjtë që kanë dëshirën më të madhe për të ndryshuar botën, për të luftuar padrejtësitë, për të reaguar ndaj prepotencave. Janë të rinjtë, ende të pa prekur nga skepticizmi tipik i të moshuarve, që besojnë se idetë e tyre, ëndrrat e tyre, utopitë e tyre janë të realizueshme”.
Të dy librat janë publikuar nga shtëpia botuese “Sperling & Kupfer”. Libri “Për të mos vdekur nga mafia” është publikuar në vitin 2011 edhe në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Ombra GVG”, dhe që në atë kohë është tentuar të organizohej një prezantim nga ana e autorit, kur ai mbulonte rolin e prokurorit kombëtar të antimafias.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)