Në këtë fillim shtatori galeria FAB është duke u pastruar e transformuar tërësisht në pritje të sezonit të ri artistik. E lyer me ngjyrë qumështi gjithandej, përfshi edhe hyrjen, ajo pret autorin e parë të ekspozitës. Dhe i pari që do të mbërrijë me një ekspozitë personale më 13 shtator është Gregor Rama, djali i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Posteri i varur në hyrje të Galerisë FAB na informon për datën e hapjes, kuratorin dhe titullin e ekspozitës: Greg Rama-“Fidem”. Kuratori i kësaj ekspozite Vladimir Myrtezai konfirmon se ekspozita do të çelet në datën e caktuar, por nuk e zbulon përmbajtjen dhe konceptin e saj. Myrtezai shprehet se preferon t’i ruaj surprizat në prag të çeljes së ekspozitës. Ndërsa na ndan vetëm një javë nga çelja e kësaj ekspozite, e cila do të qëndrojë deri më 30 shtator. shohim se në galerinë Fab po punohet fort për të rregulluar hapësirat ekspozuese. Galeria Fab ishte restauruar tërësisht. Në mjediset e saj sapo ishin sjellë vetëm dy objekte që do të jenë pjesë e ekspozitës, një kosh me shigjeta dhe një sferë gjigante dhe e bardhë prej qelqi. Këto objekte na lanë të kuptojmë se bëhet fjalë për ekspozimin e një arti multimedial.
Posteri i ekspozitës
Një ekspozitë arti e Greg Ramës nuk ka si të mos ngjall kuriozitet, kur dihet që babai i tij Edi Rama është një nga piktorët më të njohur në vend. Greg Rama nuk është shfaqur shpesh në artet pamore me ekspozitat personale, dhe kjo të shton kuriozitetin se çfarë mund të ketë krijuar këtë herë. Katër vjet më parë, Greg Rama surprizoi me një ekspozitë të artit fotografik, e cila u prit me kuriozitet të madh nga mediat dhe publiku. Pothuajse të gjitha mediat shkruan se Greg Rama po ecën në gjurmët e të atit. Greg Rama tashmë në moshën 28-vjeçare është shfaqur në publik edhe me shkrime kritike për probleme të realitetit që na rrethon. Me sa duket nuk ka si të ndodh ndryshe, për një pinjoll të ri që vjen nga një derë artistësh të njohur. Gjyshi i Greg Ramës, Kristaq Rama, ka qenë një nga skulptorët më të njohur në vend.
Veprat monumentale të Kristaq Ramës gjenden nëpër sheshe e parqe të vendit e dhjetëra skulptura e grafika janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve. I biri Edi Rama, sot kryeministër i vendit u bë piktor i njohur që në fillimin e viteve ’90. Ai së bashku me plejadën e piktorëve të njohur të brezit të tij, ku përfshihet edhe kuratori i ekspozitës së Greg Ramës, Vladimir Myrtezai, i dhanë një kthesë artit shqiptar me kahje nga modernizmi.
E moret vesht o milet: Duhet te jesh budalle (rrotek...) si familje qe te vleresohesh e te hapesh ekspozite per zhgaravina si Greg Rama, se i ati Ed droga i hap ekspozitat jashte Shqiperise me parate e vjedhura taksapagueve shqiptar.
PërgjigjuPastroni ato miliardat qe ua keni vjedhur dhe po vazhdoni t'i vidhni shqiptareve...
PërgjigjuJANA MANOVRA FINANCIARE PER TE JUSTIFIKUAR TE ARDHURAT DHE PASURITE MARAMENDESE QE KA FAMILJA RAMA NE PRAG TE VETTINGUT TE POLITIKANEVE QE DO TE FILLOJE SE SHPEJTI
PërgjigjuSuksese Greg Rames! Por qe te thuash Edi Rama është një nga piktorët më të njohur në vend... Eshte nje lepirje e madhe ,ndonje pikture nga ato te medhat qe ben wuaau skemi pare nga Rama.
PërgjigjuNqs ti me mer per shembull Rrothko e kuptoj qe e paske jeten (plot ngjyra).. Mark Rothko: “Tutta l’arte è in rapporto con la morte”.
Po mir mo se edhe bashkesia e ngjyrave mund te jete art per ca prej nesh, kerko per Mark Rothko p.sh., pse merzitesh ti? Them une, po ti mbase e di me mire, s'ka gje te keqe ketu... edhe arti qe percon emocion mua me pelqen, ty mbase jo...
Rama krijon piktura per veten e tij(Hobist) dhe per ndonje si puna jote qe kupton shume artin... Per Shumicen e Shqiptarëve me sa di un krijon bashkesi ngjyrash qe vetem ai i di, dhe i krijon ne varesi te gjendjes se tij emocionale...
Keto kane punsuar piktore dhe thjeshte shkruajn emrin ....
Po me te njohur thote pra, jo me te mire etj... se ajo e mira mund te jete edhe relative pastaj. Per kuriozitet cfare lloj pikture eshte per ty "wuaau", se ka mundesi te mos jete fare stili i Edi Rames?