Greiss Petroviç prezanton vajzën e saj Emel, Zonja Tefta bëhet gjyshe për herë të dytë
Sipërmarrësja me origjinë kroate Greiss Petroviç ka publikuar në faqen e saj në Instagram një fotografi me dorën e foshnjes dhe të sajën ku ka prezantuar edhe vogëlushen Emel.
Zonja Tefta dhe Greiss Petroviç
Greiss Petroviç është bërë nënë për herë të parë. Themeluesja e agjencisë “Grace Models Albania” ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e kanë quajtur Emel.
Vogëlushja lindi në 5 korrik por Petroviç ka preferuar të mos e bëjë publike menjëherë këtë ngjarje. Vetëm sot, sipërmarrësja me origjinë kroate ka publikuar në faqen e saj në Instagram një fotografi me dorën e foshnjes dhe të sajën ku ka prezantuar edhe vogëlushen Emel.
“Emel Pajenga, princesha jonë, erdhi në jetë në 5 korrik 2018.
Mirënjohje dhe falenderim nga zemra për shërbimin dhe përkujdesjen e treguar, stafit të mrekullueshëm të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në veçanti Dr.Elton Koroveshi dhe Prof.Dr Afërdita Manaj!
Faleminderit Zot që na bekove me një ëngjëll”-shkruan Greiss në postimin e saj.
(Foto e publikuar nga Greiss pas lindjes, me vogëlushen në spital)
Natyrisht ardhja në jetë e Emel nuk ka gëzuar vetëm Greiss dhe bashkëshortin e saj, por edhe gjyshen e vogëlushes, kuzhinieren më të famshme në Shqipëri Zonjën Tefta. Ajo u largua në fund të qershorit nga emisioni “Rreze Dielli” në Report TV, pas 14 vitesh në ekran, pikërisht për tju përkushtuar vogëlushes që pritej të vinte në jetë. Kështu Tefta Pajenga është bërë gjyshe për herë të dytë pasi ka dhe një mbesë 18 vjeçare nga djali i saj dhe tashmë është e lumtur që do kujdeset për vogëlushen Emel.
Stafi i “Rreze Dielli” uron Zonjën Tefta dhe Greissin për ardhjen në jetë të mbesës dhe vajzës, duke i uruar jetë të gjatë e plot shëndet vogëlushes Emel.
46/2
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
27.7%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mark Rutte: NATO do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën kundër agresionit rus
9 Tetor, 08:05
-
Hezbollahu intensifikon sulmet me raketa ndaj Izraelit
9 Tetor, 07:51
-
Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Uashington
9 Tetor, 07:49
-
Kishte planifikuar sulm terrorist ditën e zgjedhjeve në SHBA, arrestohet i riu nga Afganistani
9 Tetor, 07:45
-
Media spanjolle 'La Vanguardia': Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët
9 Tetor, 07:40
-
Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri
9 Tetor, 07:37
-
40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë
9 Tetor, 07:34
-
Biden-Netanyahu telefonatë sot për planet për sulm ndaj Iranit! Izraeli: Të ndalet para se të jetë vonë
9 Tetor, 07:24
-
Sot reshje shiu në gjithë vendin, Shkodra e Lezha dy qarqet e rriskuara
9 Tetor, 07:10
-
Mos lejoni që të shpërqendroheni nga ngjarje të papritura, horoskopi për sot
9 Tetor, 07:10
-
PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë
8 Tetor, 22:56
-
Opozita shkakton tensione në Këshillin Bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare
8 Tetor, 22:49