ATHINË, 27 mars /ATSH-AFP/ - Qeveria greke theksoi sot se plani i reformave që po përgatitet t'i propozojë kreditorëve të vendit do të rimëkëmbë ekonominë kombëtare, pa masat shtrënguese për popullsinë.
Një dokument i publikuar në shtyp thekson se propozimet, që do të finalizohen këtë fundjavë në Bruksel nga ekspertët e "grupit të Brukselit" (BE, BQE, FMN, Mekanizmi evropian i stabilitetit dhe Greqia) do të sigurojnë tre miliardë euro dhe do të rivendosin një normë interesi prej 1,4 për qind në Greqi.
Vendi duhet arrijë një marrëveshje javën e ardhshme me kreditorët për të marrë një këst tjetër nga kredia, ndryshe ajo rrezikon të mos të paguajë borxhet e saj.
Athina shpreson të marrë një pjesë nga 7,2 miliardë eurot që i janë premtuar nga BE dhe veçanërisht 1,9 miliardë euro përfaqësojnë interesat e detyrimeve greke të mbajtura nga bankat kombëtare evropiane./
/ec/