/ATSH-AFP/ - Vicky Stamati, bashkëshortja e ish-ministrit grek socialist të Mbrojtjes, Akis Cohaxopulos, e dënuar me burg në të njëjtën kohë me të për korrupsion, është larguar nga spitali psikiatrik ku ajo po vuante dënimin, bëri me dije sot një burim policor.
Vicky Stamati ishte transferuar në spitalin psikiatrik, ku vëzhgohej 24 orë në 24.
Rrethanat e sakta që çuan në arratisjen e saj nga spitali nuk dihen ende. Por, sipas medias, brava e derës së dhomës që kishte dalje në ballkon, u gjet e thyer.
Kohët e fundit, drejtësisë greke i ishte dërguar një kërkesë për lirimin e Stamatit, e dënuar dy vite më parë me 12 vjet burg, ndërsa bashkëshorti i saj, ish-ministri socialist Akis Cohaxopulos u dënua me 20 vjet heqje lirie, për pastrim parash me anë të kontratave të armëve.
Cohaxopulos, 75 vjeç, që vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Koridhallo, pranë Athinës, u bë për mbarë opinionin grek simboli i politikanëve të korruptuar duke mbajtur dhe përgjegjësi për krizën në të cilën vëndi u zhyt që prej vitit 2010.
/Shqiptarja.com