Kryeministri grek, Aleksis Cipras u tregua i gatshëm për riaktivizimin e një komisioni parlamentar mbi krimet e luftës të kryera në Greqi nga nazistët.
"Qeveria e re greke ka si objektiv të shqyrtojë këtë çështje me ndjeshmëri dhe përgjegjësi, nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit dhe pret të njëjtën gjë nga qeveria gjermane, për arsye politike, historike dhe simbolike", theksoi Tsipras në tribunën e Asamblesë Kombëtare.
"Kjo është një detyrë ndaj historisë tonë, luftëtareve dhe luftëtarëve të mbarë botës që kanë dhënë jetën për të mundur nazizmin", shtoi ai.
Pjesa më e madhe e partive greke, përfshirë partinë e majtë radikale Syriza të drejtuar nga Cipras, mbështesin faktin që Gjermania do të duhet t'i rimbursojë Greqisë një kredi të detyruar nga Banka Greke për nazistët dhe ta dëmshpërblejë për krimet e kryera në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, çështje për të cilën Berlini ka thënë tashmë "jo".
"Pretendimi i dëmshpërblimeve të luftës është një çështje kombëtare dhe krijimi i një komisioni parlamentar parashikon të sensibilizojë opinionin publik evropian dhe të riforcojë argumentimin grek për këtë çështje", theksoi deputetja e "Syriza" dhe presidentja e Parlamentit Zoi Konstantopulu.
"Pavarësisht krimeve naziste, borxhi gjerman ndaj Greqisë u fshi, ndërsa Berlini u disbursua me shuma të mëdha nga Aleatët për rindërtimin e vendit", theksoi Cipras duke shtuar se Athina, duke mos hequr dorë nga pretendimet, nuk bën mësime për moralin, por edhe nuk pranon t'i bëjnë moral.
"Dua t'u siguroj se qeveria greke do të punojë fort që Greqia të përmbushë plotësisht të gjitha  detyrimet e saj, por në të njëjtën kohë edhe të gjitha premtimet e paplotësuara ndaj popullit grek", deklaroi Cipras gjatë fjalimi para deputetëve./
/ata/