Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka kërkuar që opozita t'i bashkohet përpjekjes kombëtare për daljen nga kriza, gjatë informimit të parlamentit për çështjet që kanë të bëjnë me negociatat aktuale me partnerët.
Kryeministri vuri në dukje se erdhi koha të themi të vërteta që nuk fshihen më.
"Synojmë një kompromis të ndershëm me partnerët. Mirëpo mos prisni nga ne kapitullim pa kushte. Kjo është arsyeja që po na bëhet një luftë e pamëshirshme. Kjo është arsyeja që shoqëria na mbështet", deklaroi Cipras.
"Partitë e opozitës duhet të përgjigjen nëse do të mbështesin politikën negociuese të qeverisë, me qëllim që t'i jepet fund shtrëngesës që vitet e fundit e shkatërroi ekonominë dhe shoqërinë apo do të jenë zëdhënës të frymëzuesve të memorandumit", theksoi ai.
"Qeveria e re greke po negocion, po lufton, po përgjaket që të ndalojë përgjakja e shumicës së popullit grek", tha Cipras dhe shtoi se lista e reformave që qeveria u paraqiti partnerëve do të ndryshojë vendin.
Ai iu referua edhe "situatës pa precedent të asfiksisë monetare që po përjeton vendi", i vetmi vend që nuk i rikapitalizon borxhet e veta, por i paguan nga buxheti i vet, "megjithëse disa u kujdesën që të krijohet kjo situatë asfiksuese, duke e ditur se vendit po i ofrohej ndryshimi".
Cipras sulmoi programin e reformave të qeverisë së mëparshme, duke theksuar se emërtonte "reforma" pushimet nga puna në sektorin publik, shfuqizimin e kontratave kolektive të punës dhe mbylljen e spitaleve dhe shkollave, në të njëjtën kohë që rtefuzonte të rregullonte fushën e mediave rediotelevizive, megjithëse këtë ia impononte memorandumi./atsh/
/Shqiptarja.com