Dy shqiptarë, babë dhe bir, janë arrestuar në Selanik nën akuzën për trafik droge në lokalin që kishin në pronësi. Aktiviteti i paligjshëm sipas mediave fqinje kryhej në kafenenë që ata menaxhonin së bashku, ku dhe shitej kokaina.
Të arrestuarit janë 60 dhe 33 vjeç, kurse ndaj tyre është ngritur një dosje me akuzën e trafikimit dhe shitjes, me të cilën do të çohen në prokurori për ndjekje penale.
Sipas një deklarate nga Policia, gjatë një kontrolli policor në lokalin e 60 dhe 33-vjeçarit u gjetën dhjetë pako me kokainë, me peshë 10.49 gramë, të fshehura në mur dhe të mbuluar me një pllakë.
Ndërkohë në shtëpinë tyre u gjetën edhe tre pako me kokainë, me peshë 2.95 gramë, informon “Protothema”.
Në të njëjtën kohë, u sekuestrua shuma prej 1.320 eurosh, dy telefona celularë dhe një shufër metalike e palosshme.
Komente








