GREQI – EKON – Rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Turqisë

ATHINË, 30 korrik /ATSH-ANSA/ - Vlera e eksporteve greke drejt Turqisë është rritur në 277 milion euro në qershor të vitit 2014, raporton e përditshmja greke "To Vima" duke cituar një njoftim për shtyp nga Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare të ambasadës greke në Ankara. Sipas deklaratës, eksportet greke shënuan një rritje të ndjeshme me 31,1 për qind që nga qershori i 2013, kur vlera e eksporteve ishte rreth 211,2 milionë euro. Për më tepër, vlera e importeve nga Turqia u rrit me 10,4 për qind me një total prej 91,2 milion eurosh në muajin qershor të 2014, nga 82,66 milion euro në vitin 2013. Rreth 74 për qind e eksporteve greke në Turqi në qershor ishin nënprodukte të naftës, me një vlerë të përgjithshme prej 228 milionë eurosh. Shumica e eksporteve të tjera në Turqi janë në rritje ose të qëndrueshme, me përjashtim të pambukut i cili ka rënë në 2,2 milion euro. Eksportet e tjera përfshijnë plastiket (11,2 milionë euro), alumin (5,4 milionë euro), kaldajat dhe pajisjet mekanike (6,2 milionë euro)./ /l.q/ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?