ATHINË, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Një rritje e mundshme e TVSH-së për turizmin do të ketë pasoja katastrofike, deklaroi sot Konfederata Greke e Turizmit (SETE) pas një takimi me presidentin e vendit, Prokopis Pavlopulos.
"Gjatë takimit, presidenti i SETE-s, Andreas Andreadhis, i shoqëruar nga presidenti i Federatës Greke të Hotelierëve, Janis Recos, siguruan presidentin Pavlopulos se sektori i turizmit do të mbështeste qeverinë në përpjekjen e saj për një marrëveshje me kreditorët", njoftoi website Greek Travel Pages (GTP).
"Por, ne kërkojmë ndihmë për kërkesat e paarsyeshme për rritjen e TVSH-së, që do të na bënte jokompetitivë", thanë ekspertët e turizmit grek.
"Trefishimi i TVSH-së është irracioanl dhe katastrofik", tha Andreadhis.
"Nëse ndodh kjo, atëhere ne humbasim rreth 200 000 vende pune", theksoi ai./ a.jor.










