Greqi/ Fshehën 9 kg heroinë në një fuçi, arrestohet 36-vjeçari shqiptar dhe kunata e tij

Greqi/ Fshehën 9 kg heroinë në një fuçi, arrestohet 36-vjeçari shqiptar dhe kunata e tij

Punonjësit e Policisë së Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve të Selanikut kanë vënë në pranga 2 persona të cilët janë të përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa kanë sekuestruar edhe heroinë me peshë totale mbi 9 kilogramë.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 36-vjeçar nga Shqipëria dhe për kunatën e tij 24-vjeç (motra e partneres së tij), ndaj të cilëve është ngritur një dosje, që do të dërgohet në prokurorinë e shkallës së parë në Selanik.

Nga kontrolli i kryer në banesë, u gjetën të fshehura me kujdes në një dollap një fuçi dhe një kuti me 18 pako heroinë, me peshë totale 9 kg e 12 gram.

Në posedim të të arrestuarve, si dhe në banesën e 36-vjeçarit, me banim të paligjshëm në vend, u gjetën dhe u sekuestruan dy peshore elektronike precize, shirita paketimi ngjitës dhe celularët e tyre.

Siç rezultoi nga hetimet e policisë, 36-vjeçari posedonte, ruante dhe trafikonte sasi të mëdha heroine, duke përdorur si “kabinë” një apartament në zonën e hyrjes perëndimore të Selanikut.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq