Greqi, hetimi i Neritan Cekës
për përfshirjen në një aksident

Greqi, hetimi i Neritan Cekës<br />për përfshirjen në një aksident
TIRANE - Zbardhen detaje të reja në lidhje me hetimin e hapur nga prokuroria e Kallamatës në Greqi, ndaj Neritan Cekës, aktualisht ambasadori shqiptar në Romë, Itali. Burime nga prokuroria e Tiranës që kanë administruar dosjen e sjellë nga Greqia, kanë bërë të ditur se, diplomati Ceka akuzohet për një aksident me pasojë dëme materiale.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur para një viti e gjysëm, kur Neritan Ceka ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij personale në drejtim të Athinës. Gjatë rrugës, në zonën e Kallamatës ai është përfshirë në aksident, ku ka pasur dëme materiale. Siç mësohet ai ka qenë vetë në drejtimin e makinës.

Ndaj diplomatit Ceka është hapur çështje penale për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

PROKURORIA E KALLAMATËS SOLLI DOSJEN PARA ZGJEDHJEVE
Prokuroria e Kallamatas në Greqi ka hapur një hetim ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka. Edhe pse nuk dihet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë, mësohet se dhe vetë ambasadori është vënë në dijeni nëpërmjet Ministrisë së Jashtme. 

Pak para zgjedhjeve parlamentare, më 11 qershor 2013, Ministria greke e Drejtësisë i ka dërguar homologes së saj në Tiranë aktet ku sqarohet se z.Ceka ishte i pandehur dhe ndaj tij po zhvillohej një hetim. 

Një muaj më vonë, prokurori i kryeqytetit Adnan Kosova i nisi Ministrisë së Jashtme praktikën me kërkesën që sipas gazetës “Dita” mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Turdiu për marrjen në pyetje të diplomatit shqiptar.
 
Sipas kërkesës, më 25 korrik 2013, Ceka duhej të paraqitej në Prokurorinë e Tiranës për t'u pyetur në lidhje me hetimet që po zhvillonte Greqia. 

Madje, ai vihet në dijeni edhe se "në rast mosparaqitje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesë të ligjshme, paralajmërohet se në bazë të nenit 308 të Kodit të Procedurës Penale, mund të urdhërohet shoqërimi i detyruar nga Policia Gjyqësore". 

Seanca e parë ndaj të pangehurit Ceka nis në Gjykatën e Kallamatës më 25 shtator 2013, ndërsa thuhet se ai do të paraqitet me vullnetin e tij në gjykatën greke.
 
Në dokumentet e klasifikuara si sekrete nuk bëhet asgjë e ditur në lidhje me akuzën ndaj Cekës, gjë që mbetet e mistershme, të paktën derisa të nisë dhe procesi gjyqësor ndaj tij.
neritan ceka shkresa sekret
 neritan ceka shkresa sekret

(Dokumentat e publikuara sot në gazetën "Dita")
(Lajmi është botuar ditën e dielë, (22.09.2013), por u përditësua ditën e sotme në orën 10.00)


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër