Shoferi shqiptar që shkaktoi aksident tre ditë më parë në Selanik është liruar nga qelia. Gjykata vendosi lirimin e tij me kushtin për të mos u larguar nga vendi.
Seanca e radhës do të mbahet javën tjetër, ku pritet që të pranishëm të ketë edhe dëshmitarë. Prokurori kishte ngritur akuzën kundër tij për drejtim mjeti të rrezikshëm, dëmtim trupor nga pakujdesia dhe drejtim nën ndikimin e alkoolit.
Incidenti ndodhi afërsisht në orën 1.10 të mëngjesit të së dielës, kur makina e drejtuar nga 45-vjeçari përfundoi brenda lokalit duke marrë para tavolina dhe klientë. Tre persona u plagosën nga përplasja dhe u desh të transportoheshin në spital për ndihmën e parë.
Sipas dëshmitarëve okularë, vazot e vendosura rreth perimetrit të dyqanit dyshohet se luajtën një rol vendimtar në ndalimin e automjetit.







Komente
Komento