Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj! U dënua me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços në ish-Bllok më 2016! Nëntë vite në arrati

Tirane-  Është arrestuar në Athinë Jani Aliaj, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços dhe një nga personat e shumëkërkuar nga policia shqiptare. Arrestimi i 47 vjeçarit është kryer në kuadër të një operacioni të përbashkët ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Greqisë, i koduar “In Time” (Në kohë)

Jani Aliaj i kërkuar prej 9 vitesh, po fshihej në Athinë

“Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas”, bëri me dije Policia e Shtetit.

Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, media greke ka zbuluar sot (3 Janar) edhe detaje sesi Aliaj u arrestua më 31 Dhjetor në Athinë, pak orë para ndërrimit të viteve. Fillimisht u ndalua nga Patrulla për falsifikim dokumenti, pasi iu gjet karta e rreme me emrin Aleksan Kreshnik, 48 vjeç, por nga verifikimi i gjurmëve u zbulua se bëhej fjalë për Jani Aliajn, me shumë precedentë dhe dënime në të dy vendet.

Policia greke njofton se ai ka dënim të përjetshëm për vrasje, i arratisur më 2015 nga Burgu i Korfuzit pas një leje disaditore, dhe gjithashtu një tjetër dënim me 3 vite për dy krime të tjera.

Vrasja në Bllok 

Vrasja ndodhi më 1 maj 2016 në një nga lokalet e ish-Bllokut, një nga zonat më të populluara të kryeqytetit. Jani Aliaj hyri brenda lokalit "De Niro",  brenda një lokali pranë stadiumit "Selmamn Stermasi" në Tiranë, Aliaj i maskuar me paruke qëlloi Elton Çiçon në tavolinën ku ishte ulur në shoqërinë e disa personave të tjerë. Pas krimit, Jani Aliaj arriti të largohet dhe u shpall në kërkim me akuzën e vrasjes për hakmarrje. Ndërsa në pranga ra Renato Milloshi i cili në 2017 u dënua me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për moskallëzim krimi.  

Çiça dhe Alia, të dy nga Tepelena, kishin një histori të gjatë konfliktesh mes tyre që dyshohet se kishin si zanafillë prishjen e pazareve të drogës mes dy grupeve të tyre. Ndërsa një tjetër pistë ishte se Alia i kishte vrarë Çiçës shokun e fëmijërisë dhe kjo u bë shkak për nisjen e një serie vrasjes dhe atentatesh. Në Janar 2016,  Aliaj i kishte shpëtuar një atentati me armë te "Rruga e Kavajës" dhe rreth 5 muaj më pas ndodhi atentati vdekjeprurës ndaj Elton Çiços.

Autorësia u zbardh pas gjetjes së një bishti cigareje të hedhur pranë vendngjarjes nga Aliaj. Në maj 2018, Gjykata e Tiranës dënoi Jani Aliaj u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së Elton Çiços. 

Ndërsa më 9 Qershor 2023, Apeli i GJKKO la në fuqi konfiskimin e 7 pasurive në emër të familjarëve të Jani Aliajt. Katër njësi tregtare, ullishte dhe një vilë në Borsh i kaluan shtetit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
Media greke zbulon detajet, ja si u arrestua Jani Aliaj natën e ndërrimit të viteve! Identiteti i rremë e tradhtoi: U arratis nga Burgu i Korfuzit, vuante dënimin përjetë

Jani Aliaj, në dy foto të kohëve ndryshme

Media greke zbardh detaje të operacionit të arrestimit të Jani Aliajt në Athinë, me qëllim ekstradimin, pasi ishte dënuar përjetë nga gjykatat shqiptare, për vrasjen më 1 Maj 2016 të Elton Çiços për hakmarrje, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se mëngjesin e së martës së ndërrimit të viteve, 31 Dhjetor, Aliaj, i arratisur nga burgjet e Korfuzit dhe i dënuar atje për vrasje, u arrestua nga Departamenti i Hetimit të Krimeve të Moskatit.

Ndalimi paraprak u bë për falsifikim, teksa mbante identitetin e rremë Aleksan Kreshnik, 48 vjeç, dhe më tej u zbulua skeda për krimet dhe dënimet e mëparshme. Aliaj figuronte i arratisur nga burgjet e Korfuzit më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore, teksa ishte izoluar për vrasje.

Gjithashtu, 47-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm dhe 3 vjet për vrasje nga pakujdesia, lëndim i rrezikshëm trupor dhe armëmbajtje pa leje, e ndodhur në vitin 2006 në Atikën Perëndimore. Në të njëjtën kohë, nga Interpol Tirana kërkohej për vrasjen e 1 Majit 2016 në Tiranë dhe dënimin po të përjetshëm për këtë krim, i dhënë në mungesë.
Policia greke njoftoi se operacioni u krye nga skuadra speciale e DIAS.

Efektivët fillimisht vunë re lëvizjet e dyshimta të Aliajt në zonën e “Platonos Korai” dhe i kërkuan t’i nënshtrohej kontrollit. Patrulla evidentoi me pajisjen speciale se karta që ai mbante kishte identitet fals. 

Për këtë qëllim u transferua në Komisariat, aty ku dhe më tej u zbulua identiteti i tij i vërtetë dhe kartela me krime dhe dënime në dy dekadat e fundit, në Greqi dhe Shqipëri.
Media greke informon se ai ishte i shpallur në kërkim për dy vrasje edhe nga Shqipëria.

Ora 12:03
SKEDA/ Ish-shokët që u kthyen në armiq për vrasjen e vitit 2000! Jani Aliaj i mbijetoi 3 atentateve të Elton Çiços, derisa e vrau

Jani Aliaj, në listën e më të kërkuarve të Policisë dhe Interpolit

Jani Aliaj dhe Elton Çiço kanë qenë shokë mes tyre, të dy me origjinë nga Tepelena. Armiqësia lindi për shkak të një vrasjeje në vitin 2000. Jani Aliaj qëlloi për vdekje me thikë E. Ballazhiun, në fshatin Zhabakin. Ballazhiu, 20 vjeç, ishte shok fëmijërie me Elton Çiçon. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë.

Pasi mësoi se kush ishte vrasësi, Çiço i ka dërguar fjalë në burg Aliajt, duke i thënë se do merrte hak për këtë vrasje, duke prishur edhe njohjen shoqërore mes tyre.

Jani Aliaj ishte arrestuar ndërkohë në Greqi për drogë në moshën 23 vjeç. Pak më vonë ndalohet edhe Elton Çiço nga policia greke dhe izolohet në burgun e Koridhalos, po për drogë. Lëndët narkotike besohet se kanë qenë edhe burimi i konflikteve brenda grupit, e që u kthyen në një sagë hakmarrjeje.

Në të njëjtin burg, në Koridhalos, atëkohë u izolua edhe Jani Alia, i dënuar me 18 vjet për vrasje, ndërsa Çiço u dënua me 5 vite për drogë. Aty ndodhi edhe përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiço plagosi me thikë Aliajn, gjatë kohës që kishin dalë në ajrim.

Disa javë pas ngjarjes, Jani Aliaj del nga burgu me leje, ndërsa kishte kaluar 10 vite në qeli, por nuk kthehet më dhe shpallet në kërkim nga policia greke si i arratisur. Pak kohë më pas del edhe Elton Çiço, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti fillojnë edhe atentatet.

Në 10 janar 2016 Elton Çiço tenton të ekzekutojë Aliajn në Tiranë, te “Rruga e Kavajës”. Çiço qëllon disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, por nga plumbat plagoset vetëm një person i rastësishëm me inicialet A.Q. I vendosur për hakmarrje, Çiço dyshohet se organizoi edhe një atentat tjetër, këtë herë në Gjirokastër, më 25 prill 2016. Jani Alia po lëvizte me makinën e një mikut të tij, kur Çiço hapi zjarr.

Aliaj mbijeton përsëri dhe u plagos lehtë në dorë, kurse gjatë marrjes në pyetje e cilësoi ngatërresë shënjestre. Prej këtij momenti Jani Alia zhvendoset në Tiranë dhe kërkon ndihmën e Renato Milloshit, me të cilin kishte miqësi të hershme.

Më 1 maj 2016, në lokalin ‘De Niro’ në ish-Bllok, Aliaj i maskuar me paruke, ekzekuton me 2 plumba Elton Çiçon. Për ngjarjen policia shpalli si autorë Jani Aliajn dhe Renato Milloshin. Kjo ngjarje solli disa atentate radhazi, ku mbeti i vrarë edhe Nelgert Papa, që cilësohej si mik i Aliajt, e që i kishte mbijetuar një sulmi të mëparshëm po për hakmarrje.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 03/01/2025 13:53

    Pra del se qenka arrestuar rastësisht dhe jo nga ndonjë bashkëpunim in time mes policive hundleshe?!

    Përgjigju
  • Ligji: 03/01/2025 13:11

    Iku dhe Jani per lesh tani.Megjithese e kishin ne tirane dhe tepeleme kur te donin ju desh ta arestonin ne Athine me greke sepse ketu i kishte paguar te gjithe. Milloshi nuk ka patur gisht ne vrasjen e Çiçes, shofer i Fordit ishte Nelgert Pata qe u pushkatua ne Fier. Flitej se ishte nisur per te vrare Renaton e Kalivaçit ate dite por e qerruan perpara keta te tjeret.Tani qe u kap Jani pritet te filloje hakmarrja tjeter.

    Përgjigju
    • Albi: 03/01/2025 17:12

      Dikush mund ta shojegoj historine e ksaj lufte mes ketyre dy perdonazheve?

    • Albi: 03/01/2025 17:11

      Dikush mund te na e shpjegoj me mire historin e ktyre?

    • I Ligji: 03/01/2025 17:01

      O Ligji, muhabeti eshte me madh se kafeneja e fshatit ku rri ti. Ishte nisur per Renaton e Kalivacit por ja prene rrugen. Gerto si legen lajmeroi policine se dikush donte ta vriste dhe nga ajo telefonate e morren vesh ku ishte dhe cfare po planifikonte.Tani ik ha pershesh ne memaliaj.

    • O ligji: 03/01/2025 13:53

      O ligji mos ngaterro kekun me byrekun, gertua dhe zhaku kishin kundershtar tolin renon jo renaton e kalivacit. Reno esht ai qe ka vite ne dubai dhe nuk vjen nga frika. Esht shoku i eldi dizdarit dhe mond hyses

  • Bosi: 03/01/2025 11:28

    Kundershtaret e vet e kan gjet ku rri dhe nga pamundesia per ti ber gje e kan spiunuar, me siguri reno qe rri ne dubai

    Përgjigju
    • Bosi 11: 03/01/2025 14:36

      ky tipi e kishte me Cico kalivacin Ska pas lidhje me kta te dubait se keto parrulla po i marrin njerzit ne qafe . Intriga i vrau edhe kta te tjeret

    • Turi: 03/01/2025 13:05

      Po ta gjente Renua do e kishe te nekrologjia o bosi

    • Lali: 03/01/2025 12:58

      Po ti ku e gjete gjithe kete informacion kaq lidhje te forta paske ne polici ?

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A