Policia greke arrestoi në flagrancë 5 shqiptarë në afërsi të Kapshticës, teksa transportonin me krahë 5 çanta me lëndë narkotike të llojit kanabis Sativa.
 
Mësohet se 5 shqiptarët të moshës 21-43 vjeç u pikasën nga policia greke, në një pyll në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ndërsa mbanin në krahë 5 çanta me 74 kg 144 gram marihuanë. Policia sekuestroi edhe 4 aparate celularë.
 
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës Nga Shqipëria në Greqi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com