Drejtues të Rojes Bregdetare, funksionarë të lartë të policisë dhe të Agjencisë së Informimit Kombëtar (EYP - shërbimi sekret grek - shën. përkth.) janë në qendër të një hetimi nga Departamenti i policisë për Çështjet e Brendshme (ELAS) pasi dyshohen për lidhje me organizatat kriminale të trafikut të qenieve njerëzore, njoftoi gazeta e përditshme greke "Kathimerini".
Ajo citon një burim pranë hetimit, sipas të cilit të paktën tre zyrtarë të lartë të Rojes Bregdetare mund të jenë përfshirë në kontrabandën e emigrantëve.
Shkalla e përfshirjes së tyre duhet të përcaktohet nga gjykatësit, të cilët kanë marrë nga drejtori i EYP-it, Rubatis raportin ku evidentohet se rastet e korrupsionit në gjirin e policisë kalojnë nivelin e atij referuar kriminalitetit të organizuar dhe që mund të përbëjë edhe një komplot ndaj qeverisë.
Rubatis i ka dhënë një kopje edhe zëvendësministrit të Transporteve, Theodoris Dricas, atij të Brendshëm Nikos Vucis dhe atij për Mbrojtjen e Qytetarit, Janis Panusis.
Rubatis ka informuar personalisht edhe kryeministrin Cipras.//atsh/