Vrasja e 41-vjeçares greke nga bashkëshorti i saj shqiptar ka tronditur opinionin publik në Greqi. Ndërsa kërkimet për 35-vjeçarin shqiptar Klodi Lesi vazhdojnë edhe në kufi me Shqipërinë, mediat greke kanë zbardhur detaje nga krimi makabër.
Tërbimi i shqiptarit Klodi Lesi ishte aq i madh saqë kishte thyer edhe thikën me të cilën vrau gruan. Ai qëlloi 7 herë me thikë viktimën dhe goditja fatale ishte kur e goditi në kokë me forcë, aq sa thika u thye në kafkën e 41-vjeçares.
Vrasja ka ndodhur në rajonin Halkidiki të Selanikut. Shqiptari 35-vjeçar ishte duke punuar në biznesin e familjes së gruas së tij. Pas njohjes ai ra në dashuri dhe u bashkuan në martesë, nga e cila patën dy fëmijë të moshës katër dhe gjashtë vjeç.
Çarjet në marrëdhënie nisën disa muaj më parë, kur gruaja 41-vjeçare vendosi të tërhiqej nga martesa dhe e dëboi shqiptarin nga biznesi familjar. Ky vendim e ka tërbuar 35-vjeçarin, i cili kërkonte hakmarrjen që e arriti kur vrau nënën e fëmijëve të tij.
Pasi e qëlloi 7 herë me thikë, ai u largua duke marrë me vete të birin katër vjeç. Fqinjët dëgjuan klithmat gjatë agonisë së gruas dhe lajmëruan policinë, por kur oficerët e parë arritën, e gjetën të vdekur.
Klodi Lesi është një figurë e njohur për policinë, pasi ai ka një të kaluar kriminale në rastet e trafikut apo shpërndarjes së drogës dhe për posedim të armëve. Nga hetimet mësohet se ai kishte ikur me taksi, duke marrë me vete fëmijën katër vjeç dhe, siç informoi policia, është parë për herë të fundit në autostradën Moudania të Selanikut.
Redaksia online
(S,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com