ATHINË - Ministria greke e Financave përgënjeshtron kategorikisht publikimin anonim të agjencisë britanike të lajmeve, Reuters për çështjet që supozohet se u diskutuan gjatë punimeve të Euro Working Group, më 1 prill.
"Publikime të tilla ofendojnë institucionet europiane", deklaroi Ministria greke e Financave në përgjigje të një publikimi të agjencisë Reuters, ku pretendohet se qeveria greke informoi kreditorët e saj se paratë mbarojnë më 9 prill duke kërkuar në të njëjtën kohë disbursimin e një pjese të kësteve të kredisë para kryerjes së reformave.
"Ne e përgënjeshtrojmë kategorikisht këtë njoftim", theksoi kjo ministri./ATSH/