ATHINË, 24 mars /ATSH-ANA-MPA/ - Asgjë e re nuk rezultoi nga takimi Merkel-Cipras, deklaroi zëdhënësi i partisë konservatore opozitare greke "Demokracia e re", Kostas Karagunis duke iu referuar konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit grek dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Karagunis tha se po të krahasojmë ato që u thanë sot në konferencën për shtyp të dy liderëve, me letrën e kryeministrit drejtuar kancelares, ku përshkruhej në mënyrë dramatike mungesa e likuiditeteve në Greqi, nuk rezultoi diçka e re.
"Qeveria greke duhet të bëjë gjithçka për të dalë nga qorrsokaku që vetë ajo ka krijuar dhe të zbatojë marrëveshjen që nënshkroi më 20 shkurt. Sepse çdo ditë që kalon, fatura shtohet", theksoi zëdhënësi i "Demokracisë së Re"./ATSH/







