Greqi - Një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Burgun e Malandrinos nga oficerët e Drejtorisë greke për Luftimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Sipas informacioneve, ky aksion u ndërmor nga policia pas disa informacioneve se një i dënuar shqiptar kishte në qeli sende të paligjshme.
Media greke shkruan se ndërhyrja në këtë qeli hasi në vështirësi, pasi i burgosuri kishte bllokuar hyrjen e qelisë duke e siguruar me një copë druri.
Pas ndërhyrjes së forcave të policisë, qelia u hap me forcë dhe u krye kontrolli i plotë i saj. Gjatë kontrollit, oficerët gjetën një thikë me këllëf të zi si dhe disa çelësa, të cilët dyshohet se mbaheshin në mënyrë të paligjshme brenda burgut. Operacioni u shtri edhe në qeli të tjera të institucionit penitenciar, ku në total u kryen 16 kontrolle.
Komente










