SELANIK (Greqi), 29 shtator /ATSH-AFP/ - Policia greke njoftoi sot arrestimin e një 72-vjeçari, i cili dyshohet si trafikant i sendeve të nxjerra nga gërmimet arkeologjike në Aleksandri, në veri të Greqisë, pasi zbuloi në shtëpinë e tij më shumë se 1 000 monedha me vlerë arkeologjike.
"1 061 monedha bronxi, 1 000 prej të cilave të Periudhës Helenistike, nga Perandoria Bizantine e më pas ajo Osmane (1453-1821) u sekuestruan", theksoi një komunikatë e policisë së rajonit të Maqedonisë.
Policia zbuloi gjithashtu 16 unaza në bronx dhe bizhuteri të tjera të periudhës bizantine ose postbizantine.
"Sipas shërbimeve arkeologjike, këto objekte janë administruar nga legjislacioni për mbrojtjen e antikitetit dhe trashëgimisë kulturore", theksoi policia.
Shtatë pistoleta, gjashtë revolverë dhe 15 detektor metalesh bënin pjesë gjithashtu në listën e objekteve të gjetura në shtëpinë e trafikantit të dyshuar, i cili është akuzuar edhe më parë për të tilla fakte./
/ec/  a.jor.