Greqi/ Sherr me thika në burgjet e Korydallos, një shqiptar mbetet i vrarë, një tjetër i plagosur (EMRAT)

Greqi/ Sherr me thika në burgjet e Korydallos, një shqiptar mbetet i vrarë, një tjetër i plagosur (EMRAT)

Alfons Ndoci

Një përleshje mes të burgosurve në burgjet e Korydallos në Greqi ka bërë që një shqiptar të humbas jetën dhe një tjetër të plagoset.

I vdekur ka mbetur Alfons Ndoci 35 vjeç, ndërsa i plagosur Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova bën me dije Top Channel.

Siç bëhet me dije nga mediat greke ka shpërthyer një sherr me thika saqë edhe forcat e sigurisë e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë.

Në këtë burg mësohet se qëndrojnë të burgosurit shqiptar. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar të tjerë, por mendohet se shkaku i konfliktit mund të ketë qenë fare banal.

Të burgosurit debatuan nëse do të hynin brenda në qeli për shkak të vapës dhe më pas konflikti u përshkallëzua, në katin e parë të repartit të katërt me përdorimin e thikave dhe shkopinjve,

G.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë