Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi. Sipas raportimeve 50,126 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Sakaq, 61 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 619 pacientë janë të intubuar mosha mesatare e të cilëve është mbi 64 vjeç.
Prej fillimit të pandemisë në shtetin grek, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,344,923 ndërsa 21,053 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi.