Një ditë pasi një shqiptar u arrestua në Greqi, pasi u fut me makinë i dehur në një restorant në Selanik, pronarja e lokalit thotë për mediat greke se prania e vazove të mëdha me bimë shmangu një tragjedi.

“Nëse nuk do t’i kishim vazot, do të kishim funerale”, deklaroi ajo për mediat greke. Pronarja tregoi se ishte larguar nga lokali vetëm pak minuta përpara aksidentit dhe u kthye menjëherë pasi u njoftua për ngjarjen. Pashë tmerr dhe panik, ishte sikur po shihnim një film”, rrëfeu ajo.

Një kliente, bashkëshorti i së cilës ndodhet në spital pas aksidentit, deklaroi se pas përplasjes drejtuesi i automjetit tentoi të largohej nga vendngjarja.

Sipas dëshmisë së saj, klientët e lokalit ndërhynë për ta ndaluar, duke përdorur edhe karrige, në mënyrë që ai të mos largohej.

Edhe një tjetër dëshmitare, e cila mbeti e plagosur, tha se ndihej me fat që kishte shpëtuar. Ajo përshkroi momentet e panikut kur makina hyri në ambientin e tavernës dhe theksoi se vazot e vendosura përreth tavolinave ndihmuan në parandalimin e pasojave edhe më të rënda.