Greqi - Policia greke po kryen hetime të dendura, për kapjen e një 25 - vjeçari shqiptar, i cili vodhi traktorin e pronarit të tij grek dhe është larguar me të. Shqiptari punonte në zonën e Grevenasë dhe të shtunën në mëngjes vodhi traktorin dhe u nis drejt kufirit dhe nëpërmjet malit të Gramozit ka synuar të kalojë kufirin.
Disa orë më pas, pronari i traktorit ka konstatuar mungesën e mjetit bujqësor dhe ka denoncuar vjedhjen në polici. Menjëherë është dhënë alarmi dhe janë njoftuar policitë e prefekturave përreth për kapjen e 25 - vjeçarit. Policia greke nuk ka mundur akoma të kapë shqiptarin e arratisur me traktor dhe është duke kontrolluar të gjitha daljet kufitare malore ose jo nga Greqi për në Shqipëri.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com