Greqi/ Shqiptari vret me thikë 34-vjeçarin grek, punonte si roje sigurie dhe nuk e la të hyjë në lokalin e natës pasi ishte i dehur

Greqi/ Shqiptari vret me thikë 34-vjeçarin grek, punonte si roje sigurie dhe nuk e la të hyjë në lokalin e natës pasi ishte i dehur

Viktima grek

GREQI - Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pas një sherri të dhunshëm në Serres, që përfundoi me vrasjen e një 34-vjeçari grek. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku shqiptari, së bashku me tre grekë të tjerë, u përfshi në një konflikt që rezultoi fatal.

Sipas raportimeve, incidenti nisi pas një mosmarrëveshjeje në një lokal nate. Viktima dhe dy shokët e tij u përjashtuan nga hyrja në lokal nga rojet, përfshirë shqiptarin, për shkak të gjendjes së tyre të dehur. Konflikti verbal eskaloi, duke çuar në një përleshje fizike ku u përdorën armë zjarri dhe thika. Viktima u qëllua për vdekje me thikë në brinjë dhe nuk arriti t’i mbijetonte plagëve pavarësisht transportimit në spital.

Autoritetet greke kanë arrestuar deri më tani shqiptarin dhe një 27-vjeçar grek, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur detajet e ngjarjes. Viktima, një baba i dy fëmijëve, priste të bëhej baba për herë të tretë, duke e bërë tragjedinë edhe më të rëndë.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Salah e pranon: Po, ky është viti im i fundit me Liverpool

VIDEO/ Salah e pranon: Po, ky është viti im i fundit me Liverpool