ATHINË- Avantazh me 3,1 për qind të SYRIZA-s kundrejt partisë konservatore greke "Demokracia e re" paraqet sondazhi i fundit i zhvilluar në të gjithë Greqinë nga kompania "Metrisi" dhe i publikuar në gazetën greke "Eleftheros Tipos".
Në predispozicionin e votës kryeson partia e majtë radikale SYRIZA me 27,2 për qind dhe pasojnë "Demokracia e re" me 24,1 për qind, "Agimi i artë" me 6,4 për qind, "Lumi" 5,5, Partia Komuniste 5,4, PASOK-u 5,3, "Grekët e pavarur" 2,3, LAOS 1,2 dhe DIMAR me 0,9 për qind.
Rreth 52 për qind e të anketuarve kundërshtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, kundrejt 39,8 për qind që e mbështesin këtë mundësi./ATSH/