GREQI-Një ngarkesë prej 382 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua natën e kaluar prej agjentëve të Antidrogës në Portin e Igumenicës.
Në pranga është vënë një 41-vjeçar me origjine shqiptare i cili deklaroi para autoriteteve se lënda narkotike do të dërgohej drejt Holandës ose Gjermanisë.
Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike ishte ngarkuar në një kamion që transportonte pleh kimik ndërsa droga ishte e fshehur e paketuar në 70 qese.
41-vjecari sipas gjykatës do të vijojë të qëndrojë në burg për të zbardhur më tej detaje për prejardhjen e lëndës narkotike.
Aksioni është pjesë e vazhdueshme e operacioneve sistematike të rojës bregdetare greke në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Ndërsa sasi të mëdha drogë janë sekuestruar si në kufirin grek edhe në brigjet italiane ku origjina e saj por edhe e transportuesve është Shqipëria.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com