Greqi/ Vrau gruan dhe e fshehu në papafingo, shqiptari i penduar për krimin: M’u errësuan sytë, do doja ta ktheja kohën pas

Greqi/ Vrau gruan dhe e fshehu në papafingo, shqiptari i penduar për krimin: M’u errësuan sytë, do doja ta ktheja kohën pas

Kastriot Cenko

Kastriot Cenko, 39-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në Greqi do të dalë para Gjykatës ditën e martë (10 dhjetor 2024) për t’u njohur me masën e arrestit.

Sipas Prothotema.gr autori i krimit makabër është shfaqur i penduar ditët e fundit, teksa ka thënë se në momentin fatal iu errësuan sytë pasi e shoqja i kishte thënë se do largohej nga shtëpia me njërin nga dy djemtë e tyre.

“M’u errësuan sytë sepse ajo tha se do më linte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Jam i shkatërruar, do doja ta ktheja kohën pas!”, citohet të ketë thënë shqiptari.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2024, në Ampelokipi. Pasi i gjuajti me çekiç në kokë shqiptari e fsheu trupin e Alba Cenkos, për një javë në papafingon e shtëpisë.

Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës.

39-vjeçari u dërgoi mesazh dy fëmijëve të mitur me numrin e nënës së tyre ku i shkruante: “Mami u largua për të fituar para, kam ikur larg”.

Prej kohësh autori ishte i bindur se gruaja e tradhtonte me një shok. 39-vjeçari deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke folur në telefon. Ai tha se mendoi që Alba Cenko po fliste me të dashurin e saj dhe vendosi t’i merrte jetën.

Autori vendosi të thërriste autoritetet dhe të rrëfente krimin që kishte bërë  më 5 dhjetor.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 09/12/2024 13:11

    BURRI PER TE LARE VETEN NGA DREDHIRAT ARMIQSORE TE TURPIT - MER VENDIMIN DHE E BEN ATE QE DUHET.....ORE PALAÇO SIÇ DUKET S'QENKE BURRE- THJESHT NJE LECKE- DREDHIRAT E FEMINIZMIT TE KAN FUTUR NE LOJE SI GJITHMONE.

    Përgjigju
  • Iris: 09/12/2024 04:07

    Do te doje te ktheje kohen pas!! Me mire te ktheje trute(nese i ke patur ndonjehere).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg