/ATSH-AFP/ - Bisedimet teknike për vazhdimin planit mbështetës financiar për Athinës do të fillojnë sot pasdite në Bruksel dhe ku do të marrin pjesë funksionarët grekë dhe përfaqësuesit e kreditorëve të vendit, theksoi një burim i afërt me negocitat.
"Kjo fazë e parë e bisedimeve, që do të zgjasë një apo dy ditë, do të përqendrohet në situatën financiare greke dhe do të përcaktojë sferën e punës së mëtejshme mbi reformat dhe konsolidimin buxhetor që Athina është angazhuar të kryejë me kreditorët e saj", theksoi burimi.
Në këto bisedime do të marrin pjesë veçanërisht Declan Costello për Komisionin Evropian, Klaus Masuch për BQE-në dhe Rishi Goyal për FMN-në, si dhe krerët e misionit të trojkës, që partnerët e tyre të zonës euro kanë pranuar riemërtimin e instucioneve.
Përfaqësuesit e fondit mbështetës të zonës euro (MES) do të marrin pjesë gjithashtu në diskutime, ndërkohë që pala greke do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Nikos Theoharakis.