Greqia do të kufizojë internetin për fëmijët

Greqia do të kufizojë internetin për fëmijët

Foto ilustruese

Greqia do të kufizojë përdorimin e internetit nga fëmijët. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis prezantoi një strategji të re që ka për qëllim t’i mbrojë ata nga varësia ndaj internetit dhe dëmet që të miturve u vijnë prej tij.

“Kemi parasysh atë pamjen e fëmijëve të ngjitur pas celularit që humbin lidhjen me botën jashtë. Kjo krijon probleme të rënda psikologjike, depresion, izolim, shpërqëndrim. Kjo është ana e errët e teknologjisë.”

Mitsotakis tha se po krijohet një protofol virtual për çdo fëmijë, gjë që ua lehtëson prindërve marrjen e masave kufizuese, ku ata mund të vendosin se sa gjatë mund të rrijnë të miturit e tyre në internet, të bllokojnë protalet apo aplikacionet që nuk duhet të vizitojnë, po ashtu edhe lojërat, filmat e serialet, të gjurmojë vendndodhjen e pajisjes dhe të caktojë oraret kur ajo nuk duhet përdorur, si përshembull gjatë orarit të mësimit.

Në gjithë botën po bëhen përpjekje për të shmangur pasojat negative që bota virtuale ka për të miturit. Australia është vendi me masat më radikale që ua ka ndaluar fëmijëve përdorimin e rrjeteve sociale, por kufizime kanë vendosur shumë vende të tjerë përfshirë Shqipërinë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Të shtëna me armë në drejtim të dy personave në lagjen 'Donika Kastrioti'! Autorët po lëviznin me mjet, policia në ndjekje të tyre! Nuk ka të lënduar

Berat/ Të shtëna me armë në drejtim të dy personave në lagjen 'Donika Kastrioti'! Autorët po lëviznin me mjet, policia në ndjekje të tyre! Nuk ka të lënduar