Greqia hap tenderin për
naftë pranë Shqipërisë

Greqia hap tenderin për<br />naftë pranë Shqipërisë
ATHINË – Qeveria greke hap zyrtarisht tenderin ndërkombëtar për të gjitha shoqëritë jo greke, të cilat kanë interes për të bërë kërkime për gaz apo naftë në tre pika detare, mes të cilave edhe në ujrat ndarëse me Shqipërinë.

Ftesa zyrtare është bërë publike këto ditë në faqen zyrtare të ministrieë greke të Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës, http://www.ypeka.gr/Default.aspx?tabid=766&locale=en-US&language=el-GR.
Sipas deklaratës zyrtare, kompanitë e interesuara kanë 6 muaj afat, deri në korrik të këtij viti për të parqitur dokumentacionin dhe aplikimin për kërkimet në tre pikat, të cilat janë Janina, Gjiri i Patrës dhe Katakolon.
Në dokumentin që mban logon e qeverisë greke, theksohet se se bëhet fjalë për rezerva hidrokarburesh të vlerësuara prej jo më pak se 250 milionë fuci. Të gjitha këto rezerva, sipas zyrtarëve grekë gjenden mes të tjerash edhe në ujërat detare mes Shqipërisë e Greqisë, pikërisht në afërsi të Janinës. Madje, në materialin shpjegues të ministrisë saktësohet se zona e Katakalon është vlerësuar pozitivisht dhe pritet të tërheqë interesin e investitorëve për shkak të pozicionit me vendin fqinj, me Shqipërinë, e cila disponon sisteme të ngjashme të naftës. Konkursi do të zhvillohet më datë 2 korrik 2012 dhe tenderi do të bëhet me procedurë të hapur.

"Zvogëlimi i varësisë energjetike të vendit dhe siguria e furnizimit me energji të imponojnë një politikë energjetike që fuqimisht nxit zhvillimin e burimeve të energjisë në vend. Duke marrë parasysh drejtimin e zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përpjekjet që bën Qeveria greke për shfrytëzimin e depozitave hidrokarbure janë një pjesë integrale e strategjisë shtetërore. Me thirrjen e sotme për tender, është bërë një tjetër hap i rëndësishëm në këtë drejtim”, tha ministri i energjisë Jorgos Papakostandinu.


GJYKATA NË SHQIPËRI RRËZOI MARRËVESHJEN

Në 27 janar të vitit 2010 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka deklaruar papajtueshmërine e Marrëveshjes Detare që Shqiperia ka firmosur me Greqinë.
Në shpjegimin e vendimit prej 46 faqesh, Gjykata Kushtetuese e konsideron të papajtueshme Marreveshjen me Kushtetutën në katër pika. Për Gjykaten Kushtetuese Marrëveshja e lidhur Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare, midis Greqisë dhe Shqipërisë është e papajtueshme me Kushtetutën per:

a. mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;
b. mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes;
c. moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm;
d. mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.

Vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese ka qenë me të gjithe anëtaret e saj në favor të zgjidhjes së kesaj marrëveshjeje. Sipas gjykatësve, janë shkelur nenet, 3, 4, 7 dhe 92 të Kushtetutes.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza