Greqia marreveshje 500 milion
dollarë me SHBA-të për mbrojtjen

Greqia marreveshje 500 milion<br />dollarë me SHBA-të për mbrojtjen
Një marrëveshje e nënshkruar pak ditë më parë mes qeverisë së Athinës dhe Ëashingtonit për modernizimin e disa avionëve të vjetër luftarake ka shkaktuar mjaft reagime në Greqi.

E ndërsa vendi vazhdon të vuajë pasojat e krizës ekonomike, qeveria e Alexis Tsipras ka vendosur ti paguajë 500 milion dollar kompanisë amerikane Lockheed Martin, çka përbën dhe marrëveshjen më të madhe në fushën e mbrojtjes në 10 vitet e fundit.

Sipas gazetës “Protothema”, vendimi është marrë në 15 mars pas rekomandimit të ministrit të mbrojtjes Panos Kammenos, që drejton partinë Anel e cila është kundër masave shtrënguese ekonomike. Qeveria ka autorizuar tashmë një pagesë prej 45 milion dollar për multinacionalen amerikane si kësti I parë në mënyrë që të nisë procesi I riparimit të 5 avionëve të vjetër të marinës.

Kjo kontratë vjen në një kohë kur kasafortat e shtetit janë varfëruar e padje ka spekullime nëse Greqia do të arrijë të paguajë këstin e saj të radhës tek FMN në fund të prillit, apo pensionet dhe pagat e administratës”-shkruan gazeta. Po sipas “Protothema”, avionët janë tepër të vjetër dhe në 2009-ën u hoqën nga ëarkullimi pasi modernzimi I tyre konsiderohej pa përfitim dhe tepër I kushtueshëm.

Ajo që ja vlen të theksohet është fakti se Dritsas, një prej anëtarëve të kabinetit që ka nënshkruar këtë marrëveshje, ka qënë një prej kritikëve më të mëdhenj për shpenzimet në armatime kur koalicioni I mëparshëm mes Demokracisë së Re dhe Pasok ishte në pushtet”-shkruan gazeta. Sipas marrëveshjes bëhet fjalë për një plan 7 vjeçar që përfshin edhe mirëmbajtjen e 5 avionëve P-3B Orion të dhënë nga SHBA-të gjatë viteve 1991-92.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën