Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Roje bregdetare greke

Roja Bregdetare e Greqisë ka mohuar akuzat e bëra nga Ministria turke e Mbrojtjes se ka shtyrë migrantët nga ishulli grek, Lesbos, në territorin turk.

Më herët gjatë së hënës, Ministria turke e Mbrojtjes publikoi në X një video të xhiruar me dron ku shfaqej Roja Bregdetare greke duke kryer një operacion. Ministria turke tha se anija greke po shtynte një anije me migrantë nga veriu i ishullit Lesbos drejt ujërave territoriale turke.

“Komanda e Rojës tonë Bregdetare menjëherë informoi dhe migrantët që ishin në atë anije u shpëtuan nga anija e Rojës”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Një zyrtar i lartë i Rojës Bregdetare greke iu përgjigj akuzave duke thënë se “nuk ka ndodhur shtyrje. Është zbulim dhe parandalim i hyrjes ilegale në ujërat territoriale greke”.

Greqia, që është një nga vendet që refugjatët dhe migrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia e përdorin për të hyrë në Bashkimin Evropian, nga grupet e ndihmës është akuzuar se dëbon me forcë migrantët nga kufijtë e saj detarë dhe tokësorë, që njihen edhe si “shtyrje” - praktikë e paligjshme.

Greqia dhe Turqia - aleate të NATO-s - kanë mospajtime të kamotshme për çështje të shumta, përfshirë kufijtë e tyre detarë, burimet e energjisë, fluturimet mbi Detin Egje dhe për ishullin e Qipros, të ndarë në vija etnike.

Incidenti i fundit ndodhi dy ditë para 50-vjetorit të pushtimit nga Turqia të një pjese të ishullit, pas një grushtshteti të shkurt, të frymëzuar nga grekët.

Grekët qipriotë duan ribashkimin si pjesë e një konfederate. Turqit qipriotë duan një zgjidhje me dy shtete. REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Shërbimi Sekret amerikan: Dështuam gjatë atentatit ndaj Trumpit

Shërbimi Sekret amerikan: Dështuam gjatë atentatit ndaj Trumpit