Autoritetet në Greqinë fqinje kanë aktivizuar alarmin portokalli që paralajmëron për reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra të fuqishme që pritet ta godasin vendin duke nisur nga mbrëmja e së dielës e të hënën
Sipas meteorologëve grekë, erëra të forta jugore do të fryjnë në Detin Jon të dielën dhe në Detin Egje të hënën, duke arritur deri në 8 ballë në disa zona. Në malet e perëndimit dhe veriut parashikohen reshje të izoluara dëbore.
Shirat dhe stuhitë do të prekin fillimisht Greqinë perëndimore, më pas zonat veriore e verilindore, ndërsa pasditen moti i keq do të zhvendoset drejt Kretës, ishujve të Egjeut lindor dhe zonës së Athinës.
E diela do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje të shpërndara në disa zona lindore dhe verilindore. Në mëngjes pritet mjegull në brendësi të vendit, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 20 gradë Celsius.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të tregojnë kujdes, sidomos në zonat bregdetare, dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për ndryshimet e motit.
Komente











