TIRANE - Çështja e shembjes së 19 banesave në Himarë, ka shkaktuar një sërë reagimesh e kundëreagimesh, si nga Greqia ashtu edhe nga Tirana zyrtare. Një ditë pasi Ministria Shqiptare e Punëve të Jashtme thirri për sqarime ambasadoren greke në Shqipëri, lidhur me deklaratat e MPJ-së greke që kërcënoi Shqipërinë me bllokim të procesit të integrimit në BE, Ministria e Jashtme e Greqisë thekson se udhëheqja shqiptare ka një konceptim të rremë të historisë. Sipas MPJ-së greke, zyrtarët shqiptarë po minojnë ecurinë europiane të vendit të tyre.
Në deklaratën e MPJ-së greke thuhet se "zyrtarët shqiptarë nuk mund të pretendojnë “urbi et orbi” se të drejtat e minoritetit grek respektohen në të gjithë vendin, në të njëjtën kohë që ata i shkelin ato në praktikë, duke minuar ecurinë europiane të vendit të tyre. Faktet flasin vetë, lajmërimet për shembjet e shtëpive, në kuadër të planit rregullues të Himarës, janë dërguar në persona të minoritetit grek. Bëhet fjalë për një veprim që të çon në përfundimin se ka një plan për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek."
"Deklaratat e djeshme të zyrtarëve shqiptarë të çojnë në përfundime logjike të cilat bien në kundërshtim me kodet aktuale të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, që janë në fuqi njëkohësisht në gjithë vendet demokratike e europiane. Udhëheqja shqiptare ka një konceptim të rremë të historisë një konceptim të rremë të historisë duke e ngatërruar me angazhimet e Shqiperisë, të cilat rrjedhin nga e Drejta Ndërkombëtare dhe ajo Europiane, për mbrojtjen e minoritetit grek, i cili është autokton dhe me të drejta legjitime."- thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

(Deklarata origjinale e Ministrise se Jashtme Greke)
MPJ SHQIPTARE THERRET AMBASADOREN GREKE
Një ditë më parë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thërritur për sqarime ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Surani, pas deklaratave të Athinës zyrtare, lidhur me shembjen e disa banesave në Himarë, si pasojë e zbatimit të Planit Urbanistik për rikonceptimin e qytetit.
Sipas MPJ-së, "deklaratat e përsëritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm".
"Proçedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian, janë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
GREQIA 'KËRCËNON' SHQIPËRINË
Ministria e Jashtme greke shprehu një ditë më parë shqetësimin se 19 banesat e planifikuara për t'u shembur në bashkinë e Himarës, i takojnë familjeve minoritare greke. Përmes një deklarate të publikuar në faqen e internetit, Ministrja e Jashtme greke e quan të papranueshëm këtë veprim, ndërsa paralajmëron Tiranën Zyrtare se respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për çeljen e negociatave.
"Mbrojtja e të drejtave të pronësisë veçanërisht ajo e minoriteteve, është një pjesë e 5 kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Prandaj, në qoftë se Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duhet të tregojë që vepron si një shtet ligjor duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e të gjithë banorëve pavarësisht kombësisë dhe origjinës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.
(er.nu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO