Greta Koçi feston 22 vjetorin,
foto dhe detaje të festës private

Greta Koçi feston 22 vjetorin,<br />foto dhe detaje të festës private
Greta Koçi ka festuar ditëlindjen e saj të 22 nën shoqërinë e njerëzve të saj më të afërt mbrëmjen e së enjtes. Këngëtarja e njohur, e cila tashmë po zhvillon  një karrierë aktive në Partinë Demokratike ka mbledhur veç miqëve edhe stafin e bashkëpuntorët më të ngushtë të forumit Rinor të Partisë Demokratike ku ajo bën pjesë.



Urimet për vajzën e njohur kanë qenë të shumta dhe e pyetur për gazetën tonë nëse edhe ish kryeministri e ka uruar, ajo ka thënë që po por pa e specifikuar urimin e tij. Ditëlindja e Gretës duke qenë se bën 22 vjeçe dhe nuk kishte përvjetor ka qenë më tepër një darkë ë ngrohtë mes miqëve dhe nuk ka pasur surpriza apo “çmendurira” në dhurata.



Më e lumtura në këtë festë duket se ka qenë motra e saj e vogël, Eni, e cila nuk ka ngurruar ta shprehë entuziazmin dhe urimet më të mira edhe në rrjetet sociale. Megjithatë nuk e dimë cila ka qenë dhurata e saj për të motrën. Ndërkohë që kjo periudhë për Gretën është shumë e ngarkuar, duke e ditur tashmë që ajo ka zyrën e saj në PD për të cilën angazhohet maksimalisht, duke lënë pas dore jetën si artiste. 



Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
 
 

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit