Greta Koçi tërhiqet nga gara për
kreun e FRPD pas zhgënjimit në Vlorë

Greta Koçi duket se është tërhequr nga gara për zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Tërheqja e saj vjen pas rezultatit zhgënjyes që mori në Vlorë, i cili ishte qarku i parë ku zhvillua votimi i anëtarësisë së FRPD-së për kreun e ri.

Vendimi nuk është zyrtar, por kjo mësohet nga burime të Shqiptarja.com pranë Partisë Demokratike. Kjo gjë përforcohet nga mungesa e Koçit në Kuvendi e FRPD-së në Kavajë.

Në Vlorë, Greta Koçi mori veëm 17 vota nga 631 anëtarë të FRPD-së që morën pjesë në votim. Nga votimi në Vlorë, dy kandidatët që morën më shumë vota nga 6 në garë ishin Ervin Salianji (310) dhe Belind Këllici (246).

greta koci
*Kuvendi i FRPD-së në Kavajë - Kandidatet per kreun e FRPD-se, mungon Greta Koci

Noka: Të rinjtë demokratë kanë rol historik
 
Gjatë debatit të hapur të kandidatëve për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë, i ngarkuari i kryesisë, deputeti Flamur Noka tha se për herë të parë në historinë e këtij forumi zhvillohet një risi gare për platforma, ide, vlera, e vizione për drejtimin e tij.
 
Noka tha se të rinjtë demokratë  kanë sot një rol historik shumë qenësor, për përballjen me regjimin e korrupsionit dhe krimit të qeverisjes së majtë. Rinia tha ai do të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët.
 
Gjatë shpalosjes së programit kandidatët për drejtimin e forumit u përqendruan tek dimensioni i zgjerimit të Forumit rinor dhe mënyra e funksionimit të tij në bazë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)