Grida Duma 'injoron' ironinë e Ramës me foto: Do vëmendje! S'bie në nivelin e tij, s'kam asnjë qëndrim

Kandidatja e PD e 8-ta në listën e Tiranës, Grida Duma, në një intervistë për emisionin Pa Protokoll ka komentuar ironinë e kryeministrit Edi Rama i cili kishte  zgjedhur një foto të saj me mikrofon ndërsa mbante një fjalim.

"Ajo që ka ai me veten e tij personalisht është të çojë dialogun debatin vëmendjen në çfarëdolloj gjëje, e ka tërhequr me çitjanët, atletet, me çfarëdolloj gjëje. Unë këtë e konsideroj mosrënie në të njëjtin nivel sepse atëherë do të thotë që ne të tërheqim zvarrë agjendën e fushatës në atë që ai do. Zgjedhja ime për të mos pasur asnjë qëndrim për një gjë që e di mirë që nuk duhet të shkojë atje ku do kundërshtari do të mbetet e tillë deri në fund. Çështje e tij pse u mor me foton time. Çështje e tij", tha ajo.

Kryeministri Rama pasi u vu në qendër të akuzave pas fotos së publikuar të ish-deputetes, ndërsa shpjegonte foton tha se ai ka nxjerrë regjistrimin zanor ku Grida Duma ofendonte analistin Frrok Çupi gjatë një emisioni, ndërsa tha se nuk është faji i tij se Berisha dhe Meta e shikojnë Grida Dumën nga ana seksuale.

intervistën e dhënë dje, Duma e ka cilësuar kryedemokratin Lulzim Basha si politikanin më perëndimor dhe racional që ka Shqipëria. Duma foli edhe për lista ku tha se ajo do të preferonte që kandidatë të përfaqësoheshin me emra dhe jo numër në mënyrë që të secili të mbajë përgjegjësinë e tij dhe të mos ketë ngatërresa për votuesin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 13/03/2021 21:49

    Pozicion per luft ke zen.hallall po ca ti bej se me iku mosha. Me qan zemra pa ta injoroje Ramen ti.

    Përgjigju
  • Pyetje: 13/03/2021 20:12

    Po komentin e mëposhtëm përse nuk e censuroni? Apo është muzikë për veshët tuaj.

    Përgjigju
  • Gridursi: 13/03/2021 17:28

    GRidare gridare oh oh oh super pompino gridare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit