Grida Duma jep dorëheqjen si nënkryetare e partisë: PD s'mund të jetë humbëse se Basha negocion që dështimet e tij t'i kthehen në fitime

Grida Duma jep dorëheqjen si nënkryetare e partisë: PD s'mund të jetë humbëse se Basha negocion që dështimet e tij t'i kthehen në fitime

TIRANË- Në një kohë kur Lulzim Basha refuzon që të largohet edhe pas 6 humbjesh, dorëheqjet kanë vijuar njëra pas tjetrës nga radhët e demokratëve. Së fundmi, ka qenë Grida Duma e cila ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së partisë, si një formë sipas saj për të shpëtuar partinë për të cilën thotë se është në ditët më të vështira.

Ajo që është shumë e fortë në deklaratën e saj, është akuza se pas humbjeve Lulzim Basha po negocion që të gjitha dështimet e tij dhe të PD-së t'i kthejë në përfitime personale. Me kë, nuk e ka specifikuar. 

"Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij. Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë. Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët. Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë", shkruan Duma. 

Grida Duma është një nga zërat që i ka dalë hapur dhe shumë ashpër kundër Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, megjithatë nuk është e vetmja. Më herët, para saj dhanë dorëheqjen Agron Gjekmarkaj si edhe Flutura Açka. Në total janë rreth 15 deputetë nga 42 që ka grupi i PD që një mbrëmje më parë i kërkuan dorëheqjen kreut të PD, Ferdinand Xhaferri, Agron Gjekmarkaj, Helidon Bushati, Ilda Dhori, Dashnor Sula, Emilia Koliqi, Kasem Mahmutaj, Xhelal Mziu, Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Elda Hoti, Ervin Salianji dhe Flutura Açka.

Ky zemërim në radhët e demokratëve erdhi pasi Partia Demokratike në drejtimin e Lulzim Bashës pësoi humbjen e 6 radhazi në zgjedhje. PD-ja doli forcë e 3-të në 5 Bashki (përveç Rrogozhinës), duke u mundur jo vetëm nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, por edhe nga ish-aleati i tij, Sali Berisha që i mori Bashkinë e Shkodrës me Bardh Spahinë. Basha refuzoi që këtë ta quante humbjen e radhës, duke thënë se ai "nuk kishte humbur në jetën e tij asnjë garë, por thjesht ishte përballur me masakra elektorale" e ku 6 marsin e quajti 'kurth'.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 09/03/2022 19:37

    Kujdes se kjo është e egër...Të ha po u nxeh...

    Përgjigju
  • Qysh bejme?: 09/03/2022 19:18

    Tani nuk na ngrihet iku Grida.

    Përgjigju
  • Kistra: 09/03/2022 15:31

    C'eshte kjo gjeme! Ky lajm eshte me i rende se lufta ne Ukraine!!!

    Përgjigju
    • Student: 09/03/2022 18:02

      Po po Prite te dali ne nje kanal televiziv si opinioniste tani. Ose mbase e merr Tpoi me drejtu BigBrallerVIP se iken Arbans me leje lindje

  • Dritan: 09/03/2022 14:27

    Mire zemer ja bere ketij.Sala po te pret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse