Grida Duma: Nëse më ndodhte mua ajo që i ndodhi Berishës, që SHBA s'donte të kishte marrëdhënie me mua, unë do të kisha ikur sekondin e parë

TIRANË- Deputetja e PD-së, Grida Duma është rreshtuar hapur krah Lulzim Bashës dhe kundër Sali Berishës, e në këtë kuadër ajo ka bërë një deklaratë të fortë se nëse ajo do të ishte shpallur në listën e zezë të SHBA, siç ka ndodhur me ish-kryeministrin, ajo do të ishte larguar menjëherë.

Kjo është një mesazh i drejtpërdrejtë për Sali Berishën, që sot pretendon sërish që të vijë në krye të PD madje për këtë qëllim ka thirrur edhe një Kuvend Kombëtar më 11 dhjetor.

Duma nuk i kursen simbolikat, kur thotë se nëse do të ishte në një anije dhe do vihej para zgjedhjes se kush do duhet të jetonte, ajo apo fëmija, do të zgjidhje fëmijën. Pra mes Berishës dhe Bashën, ajo mendon se zgjidhja në PD është Basha.

Sot shqetësimi dhe interesi im i vetëm janë demokratët! Kushdo mund ta thotê këtë por besimi ndërtohet nga veprat jo fjalët. Ky moment nuk mund të luhet në kurriz të demokratëve, siç edhe po luhet. Nuk duhet që demokratët të përçahen për çështje që nuk janë aspak  përgjegjësi e tyre.

Ata, demokratët kanë bërë gjithçka i është udhëzuar. Sot nuk është një çështje se cili është kryetari i partisë por cili është qëndrimi që do mbajmë që PD të ketë mundësinë të fitojë. Secili nga ne duhet t’i bëhet mbështetje PD-së jo barrë. Ndaj thashë qartë që: “Nëse unë një ditë do të përballesha me një thirrje nga Ambasada amerikane që  nêse Grida Duma është aty ne nuk kemi më marrëdhënie me Partinë Demokratike”, unë do të kisha ikur sekondin e parë.

Nëqoftëse unë mendoj që Partia Demokratike, që ka 70 mijë anëtarë dhe 600 mijë a 700 mijë votues, kondicionohet nga fakti të ketë apo mos ketë aleatin strategjik se jam apo jo unë aty brenda, iki që ditën e parë. Më bëni çfarëdo lloji prove të kësaj natyre, unë iki nesër!

Në rast se ti një ditë të bukur thirresh në mision, me të drejtë apo pa të drejtë, thic the ti “Zoti”, jemi në anije dhe krijesa… sepse PD për Sali Berishës është krijesa e tij dhe unë e kuptoj dhimbjen e tij por vjen një ditë në jetën tënde që dhe krijesa jote kërkon sakrificën tënde, në një mënyrë apo një tjetër, me të drejtë apo pa të drejtë.

Dhe thuhet: “Shiko jemi në këtë anije, do të shpëtosh veten apo do shpëtosh fëmijën?” Unë, po të përgjigjem unë, unë e kam atë qartësinë që unë do të vdes dhe fëmija do të vazhdojë. Kjo është pra.” Ky mbetet thelbi i situatës sot! Çështja e lidershipit është pas kësaj! Çdo lidership duhet të dijë se çfarë i bën më mirë PD-së në këto momente” shkruan Duma.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klm: 30/11/2021 10:10

    Në parim ke të drejtë, por mirë është që parimin ta zbatojmë dhe për vetveten se praktika njeh zero zbatim nga ju. Disa skandale dhe afera janë bërë publike për ty dhe ti kurrë nuk ike me vrap brenda sekondit, për të shpëtuar imazhin e PD-së. Ndaj kërko moralin brenda vetes, pastaj drejtohu dikujt tjetër. Ose më mirë akoma lër një zonjë tjetër ti bëj këtë apel Berishës. Se kur e thua ti është paradoks absolut????

    Përgjigju
  • adi: 30/11/2021 09:46

    ja se do te shofim ku do rreshtohesh ne dt 12 kur opozita e vertete te dali ne sheshe.

    Përgjigju
  • Toto: 30/11/2021 06:16

    Po avash mi "old guard ". Jeni rreshtuar te gjithe "ne emer te amerikes". Se po i plas shume SHABES per kokoxhombo si puna juaj. Merrni ato leke deputeti se keni per ti pare me dylbi heren tjeter. Morracaker.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qëndrimi i Metës për dhunën në PD më 8 janar mendoni se ishte:



×

Lajmi i fundit

John

VIDEOLAJM/ Basha në Fier, forca të shumta policie për ndonjë situatë të mundshme me mbështetësit e Berishë