Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma ka vizituar sot familjen dhe komunitetin Rom pranë zonës së Shkozës në Tiranë ku humbi jetën nga të ftohtët një foshnjë.
Në një deklaratë për mediat, Duma ka thënë se ky nuk është rasti i parë i vdekjes së foshnjave në mes të rrugës, ndëkrohë që qeverinë dhe bashkinë ajo i ka konsideruar si inekzistente, pasi asnjëra palë nuk ka bërë gjë për ti ardhur në ndihmë komunitetit rom.
Sipas Dumës, 14 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij viti, 4 vetëm në muajin Dhjetor si pasojë e varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për të paguar energjinë elektrike.
Gjatë takimit me Dumën, anëtarët e komunitetit Rom apeluan për ndihmë dhe lëshuan akuza ndaj kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës për mospërkrahje.
Ky reagim i Grida Dumës ëhstë bërë pas bërjes publike të vdekjes së foshnjës tre muajshe e komunitetit rom e cila humbi jeten në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Foshnja me inicialet M.M ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit, në barakat e romëve në zonën e Shkozës.
Trupi i foshnjes është dërguar në morgun e kryeqytetit për t’iu nënshtruar autopsisë, ndërkohë që policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com