Pas ngjarjes së mbrëmshme, kur dy të rinju qëlluan me armë zjarri nga dy bashkëmoshatar të tyre, policia ka gjetur automjetin e dy të rinjve, autorë të ngjarjes së një nate më parë.
 
Sipas të dhënave, policia ka gjetur automjetin me të cilin dy të rinjtë u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ajo shton se automjeti është gjetur i braktisur në kilometrion e 6-të  të rrugës dytësore në krah të autostradës Tiranë- Durrës.

Ngjarja
 
Një grindje e çastit mes disa të rinjve degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Ajo ka ndodhur në qytetin e Kamzës ku dy persona janë plagosur.Shkak dyshohet se është bërë një konflikt banal mes personave të përfshirë, konkretisht për shkak të fishekzjarreve.Në këtë ngjarje janë përfshirë katër të rinj, konkretisht K.H ndërsa J.M janë plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e traumës.

Dyshohet se autorët e kësaj ngjarjes dyshohet të jenë Alfred Ruçi dhe Amarildo Dushku.Policia ka bërë identifikimin e autorëve dhe po punon për kapjen e tyre.



kamez plagosja me logo


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)