Kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi se Britania e Madhe do të mbështesë Danimarkën në përgjigje të pretendimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me sovranitetin e Groenlandës.
I pyetur gjatë një vizite në Berkshire të Anglisë, në lidhje me përgjigjen e ashpër të Kryeministres daneze Mette Frederiksen ndaj Trump, Sir Keir demonstroi sot një distancim të rrallë dhe të qartë nga presidenti i SHBA-së.
"Unë jam në anën e saj Frederiksen dhe ka të drejtë për të ardhmen e Groenlandës", u shpreh Starmer.
Edhe kryeministri i Groenlandës Jens Frederik Nielsen, reagoi ashpër ndaj Trump, ku kërkoi të ndalet presioni i Trump.
Më herët, Trump deklaroi se SHBA ka nevojë për Groenlandën, për sigurinë e vet kombëtare dhe sipas tij, Danimarka nuk do të jetë në gjendje që të kujdeset për të.
“Ne kemi nevojë për Groenlandën, për sigurinë e SHBA-së”, përsëriti Trump para gazetarëve në Air Force One.
Lajmi kryesor:
Kërcënimet e Trump, reagon ashpër kryeministri i Groenlandës: Mjaft me presion dhe fantazi aneksimi!
Komente











Ashtu sic nderhyri USA dhe DEA me ushtri per njerez te kerkuar ashtu duhet te nderhyjne vende te NATO-s per te marr kriminelet ne Dubai me ushtri dhe me sulme tek sistemet e navigimit! Italia duhet ta godase Dubain pasi eshte kthyer ne “qerdhe kriminelesh” keshtu behet precedent sipas rregullave te reja Boterore! Nuk eshte qudi ky model ku edhe Dubai mund te jete pjese e nje ngjarje mediatike me stil hollywoodiani.
Përgjigju