Shumica e fëmijëve heqin dorë nga luajtja me kukulla gjithnjë e më herët, por për këtë grua 40 vjeçare nuk ka ndodhur kështu. Wendy Archer ja ka dedikuar jetën rritjes së kukullave bebe të sapolindur, ndonëse ka 4 fëmijë dhe 2 nipa të saj.
Ajo tregon se kukullën e parë e bleu pasi nuk mund të lindte më fëmijë dhe pendohet shumë që është sterilizuar për të mos patur më bebe, pasi i dashuron pamasë ato.
“Kukullat e mia të bukura nuk janë vetëm objekte të cilat unë u kushtoj kohë të çmuar të jetës time, për mua janë si fëmijë të vërtetë dhe shumë të dashur, pa të cilët nuk do mund të jetoja”, shprehet Wendy.
Kukullat janë të prodhuara me dorë dhe mbajnë erë bebesh të vërteta, ndaj ajo është aq e apasionuar pas Johsonit, Elishës, Shyan dhe Thomasit për të cilët shprehet se ka harxhuar mbi 2,000 mijë paund për blerjen e veshjeve, krevateve dhe lojërave për ta.
Pasioni i saj për bebet ka ardhur pasi fëmijët e saj janë larguar pas rritjes nga shtëpia, ndërsa nipërit shkojnë në mbrëmje në shtëpitë e tyre dhe ajo nuk dëshiron të mbetet e vetme.
Wendy tregon gjithashtu se fëmijët e saj i duan po aq shumë sa ajo bebet, madje vajza e saj 16 vjeçare ka blerë një kukull për tu përkujdesur për të.
Ajo tregon se përkujdesja ndaj kukullave i mbush një boshllëk të madh në jetë, duke e shndërruar në një njeri shumë të lumtur.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com