Bashkëshortja e poetit disident, Havzi Nela i cili u vra më 10 gusht të vitit 1988 në litar nga regjimi komunist, kërkon hapjen e dosjes të së shoqit.

Lavdie Nela kërkon të nxjerrën në dritë emrat e atyre që vendosën dhe realizuan ekzekutimin e poetit.

E shoqja e Havziut thotë se, pa hapur dosjet e atyre personave që u dënuan dhe u vranë gjatë atij regjimi, shoqëria shqiptare nuk do të ketë paqe, pasi gjaku i tyre nuk meriton të nëpërkëmbet nga ata që sot flasin për drejtësi, pasi një pjesë e tyre kanë qenë pjesë e atij regjimi dhe sot kërkojnë që të vihet drejtësi duke pretenduar që mos të hapen dosjet e tyre sepse u dalin në dritë ato çfarë kanë bërë në të kaluarën.

Persekutimi i tij nisi në vitin 1967 ndërsa ekzekutimi i tij u bë me 10 Gusht të 1988, ne mes të qytetit të Kukësit.

''Në këtë 83-vjetorin e lindjes për mua nuk është bërë asgjë. Nuk është zënë në gojë nga politikanët e sotëm. Unë ëkrkoj të ahpen dosjet, dhe kërkoj t'i vendoset busti. Na premtuan që do vendoset busti në kujtim të tij. Unë do e kërkoj sa kohë të jem gjallë'',-u shpreh bashkëshortja e Nelës. 

Lavdie Nela gjithashtu kërkon edhe ngritjen e bustit të bashkëshortit të saj, në sheshin që mban emrin e tij në qytetin e Kukësit, pasi prej vitesh kjo çështje po zvarritet, duke mos vënë në vend nderimin që meriton figura e poetit kuksian që u ekzekutua vetëm pse donte lirinë.

Havzi Nelës i është akorduar titulli “Martir i Demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com